Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas xhiros së botës që bëri video e tij me Presidentin francez dhe atë të Azerbajxhanit, ku bënin humor me lapsuset e Trump që përmendte Shqipërinë në vend të Armenisë.
Në një reagim në rrjetin social X, Rama shkruan se lajmi i përhapur tashmë edhe nga media ndërkombëtare, është nxjerrë nga realiteti.
Kryeministri sqaron se e gjithë situata ishte humor mes miqsh dhe asgjë më shumë.
Reagimi i kryeministrit Edi Rama:
Është vërtet e jashtëzakonshme se si funksionon media sot dhe si e ashtuquajtura “viralitet” mund të shtrembërojë realitetin kaq lehtësisht. Një fjali e thënë me humor të mirë, në frymën e miqësisë, papritur kthehet në një titull kryesor botëror për një samit të tërë mes dhjetëra kombesh, ndërsa gjithçka tjetër, përmbajtja e vërtetë, bëhet e parëndësishme.
Por po, ishte kënaqësi e madhe sot të isha me mikun tim të vjetër Ilham Aliyev dhe, në praninë e mikut tonë të dashur të përbashkët Emmanuel Macron, të përmendja një lapsus të Presidentit Trump, i cili tha se edhe Shqipëria kishte arritur të bëjë paqe me Azerbajxhanin, ndërkohë që vetë Emmanuel-i ka punuar pareshtur, për një kohë të gjatë, për të sjellë paqe mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Një shaka e lehtë, një moment miqësor. Sigurisht, nuk ka problem nëse përhapet, por ta shtrembërosh në helm politik është thjesht e padrejtë. Prandaj, le ta sqarojmë çështjen:
E vërteta është që Presidenti Trump është treguar një lider që e riktheu fjalën ‘paqë’ në fjalorin e Perëndimit pas shumë vitesh. Dhe po, në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër, ai arriti paqe atje ku të tjerët provuan por dështuan, dhe ai vazhdon ta ndjekë këtë qëllim pa pushim.
Ajo shkëmbim nuk ishte gjë tjetër veçse një moment humori të mirë mes njerëzve që, në fakt, janë ndër admiruesit më të mëdhenj të Presidentit Trump.