Pas fitores bindëse të Kombëtares shqiptare ndaj Jordanisë me rezultatin 4-2, Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një mesazhi urimi në rrjetet sociale. “Miqësore miqësore, po kjo Shqipëri të gëzon”, shkroi Rama në Facebook, duke vlerësuar paraqitjen e skuadrës kuqezi në sfidën miqësore të zhvilluar mbrëmjen e djeshme.