Partitë politike ne Maqedoninë e Veriut kanë edhe katër ditë kohë për të prezantuar kandidatët e tyre për kryetar komunash dhe për të siguruar mbështetje në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të së dielës, më 2 nëntor.

Ndërsa dita e heshtjes zgjedhore afrohet, retorika po bëhet më e ashpër. Kandidatët dhe mbështetësit e tyre do të përpiqen të marrin sa më shumë vota për pozicionin më të lartë në komunë në këto katër ditë.

Kandidati i AKi-së për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi ka ngritur akuza të rënda lidhur me ndërtimet në hapësirën e “Monopolit” në Tetovë, duke i quajtur ato “veprime që ofendojnë kujtesën dhe sakrificën e qytetarëve”. Për këtë të fundit ka patur akuza se ka shërbyer si objekt aferash korruptive. Rexhepi ftoi publikisht Bilall Kasamin që të përballet me të në një debat të hapur.

Nga krahu tjetër, Bilall Kasami, kandidati i VLEN për Tetovën fton qytetarët ta votojnë për të vulosur atë që e kanë quajtur fitore te madhe, drejt një mandati të dytë. Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve 44 komuna kanë zgjedhur tashmë kryetarin e tyre, ndërsa në 33 të tjera do të mbahet raundi i dytë.

Nga betejat më të forta politike mes shqiptarëve, VLEN siguroj në raundin e parë fitoren ne Çair, ndersa edhe Gostivari është një tjetër komunë që shkon në raundin e dytë.