Një ngjarje alarmante është regjistruar këtë të enjte në Bjeshkët e Javorrit të Degës, në Tropojë, ku dy të moshuar kanë mbetur të bllokuar në stan për shkak të reshjeve të dëborës.
I bllokuar ka mbetur dhe djali i tyre, i cili ka shkuar për ndihmë.
“Sot me date 03 Tetor 2025 rreth ores 13:30 jam njoftuar nga Salla Operative e Komisariatit Tropoje se 2 te moshuar kane ngelur te bllokuar nga bora ne Bjeshken e Javorrit te Deges.
Gjithashtu, djali i tyre, i cili ka shkuar për ndihmë, ka mbetur i bllokuar me automjetin e tij në borë. Bashkia po mer masat e duhura dhe po vlereson situaten ne menyre qe tju shkoje ne ndihme personave te bllokuar”, thuhet në njoftim.