Romancë dhe krim. Kjo ka qenë skena e ditëve të fundit në Paris, ku pas grabitjes së Luvrit, ka marrë vëmendjen një tjetër ngjarje.
Këngëtarja e njohur Katy Perry dhe ish kryeministri I Francës Justin Trudau konfirmuan romancën e tyre, teksa dolën në publik duke I mbajtur dorën njëri-tjetrit.
Çifti ndodheshin në kryeqytetin francez për të festuar ditëlindjen e 41-të të yllit të pop dhe buzëqeshën para paparacëve, duke konfirmuar atë që përflitej prej kohësh.

Këngëtarja e “Dark Horse” dhe Trudeau ndezën thashethemet për një romancë gjatë verës, kur u panë në një takim në Montreal të Kanadasë.
Në atë kohë Katy Perry sapo ishte ndarë nga ish-partneri I saj Orlando Bloom, me të cilin ka edhe një vajzë, ndërsa Trudeau në vitin 2023 njoftoi divorcing nga bashkëshortja e tij pas 18 vitesh martesë.

Që atëherë, Perry dhe Trudeau kanë dalë disa herë gjatë muajve të fundit, përfshirë një udhëtim me një jaht në brigjet e Santa Barbara.
Çifti është munduar të ruajë privatësinë, pavarësisht interesit të madh për lidhjen e tyre.
Një burim I tha US Weekly se Katy Perry është shumë e lumtur, por po mundohet ta mbajë sa më të fshehtë marrëdhënien, për të kaluar më shumë kohë vetëm me Trudeau.