Shtetet e Bashkuara kanë kryer një tjetër sulm ushtarak në Karaibe ndaj një anijeje që, sipas Pentagonit, transportonte drogë të paligjshme, duke vrarë gjashtë persona që ndodheshin në bord. Ishte Sekretari Amerikan I Mbrojtes Pete Hegseth I cili publikoi videon e sulmit këtë të premte duke shkruar se kjo anije ishte vëzhguar prej kohësh nga Inteligjenca Amerikane dhe njihej për kontrabandë narkotkësh që si destinacion kishin Shtetet e Bashkuara.

Hegseth deklaroi se sulmi u krye në ujëra ndërkombëtare duke theksuar se asnjë trup amerikan në rajon nuk u lëndua.

Që prej 3 Shtatorit të këtij viti, ushtria Amerikane ka kryer të paktën 10 sulme ndaj anijve të lidhura me bandat e Karaibeve,Paqesorit dhe Amerikes se Jugut , por jo vetëm në ujërat ndërkombëtar duke vrarë 43 trafikant sipas asaj që ka deklaruar Washingtoni Zyrtar.
Mediat nderkombetare zbuluan kete jave se CIA ka siguruar informacionet për pjesën më të madhe të këtyre sulmeve duke nënkuptuar kështu që që përzgjedhja e objektivave do të mbetet e mbyllur në dokumentat e klasifikuara.

Hegseth zbuloi se anija e sulmuar këtë të premte drejtohej nga trafikantët e Tren de Aragua një grup kriminal ky I shpalllur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkura te Amerikes.
Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë kanë pohuar se presidenti Trump po ushtron kompetencat e tij sipas nenit 2 të Kushtetutës së SHBA-së, që lejon përdorimin e forcës ushtarake në raste vetëmbrojtjeje të kufizuar.

Ndersa Shtetet e Bashkuara vijojne sulmet ndaj Karteleve te Droges, Presidenti Venezuelian Nicolas Maduro qe kishte thene se ushtria e Vendit te tij ishte gati per lufte kerkoi kete te premte paqe me Washingtonin.