Kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar në Kuvend për veprimtarinë e institucionit që drejton, për vitin 2024. Dumani deklaroi se SPAK ka konfiskuar 66.5 milionë euro, teksa ka pasur rritje të bashkëpunimit me Eurojust.
Ndër të tjera, Dumani u shpreh se 33 zyrtarë janë proceduar, e 10 prej tyre janë dënuar me vendim të formës së prerë.
“Krahasuar me vitin 2023, numri i çështjeve në hetim për trafik droge është rritur në masën 3.3 përqind. Kjo ka sjellë numrin e bashkëpunimit me Eurojust. Janë ekzekutuar 46 vendime gjykate. Janë hetuar 854 procedime penale. Krahasuar me një vit më parë, ka një rritje me 13 përqind te hetimeve. Janë proceduar 33 zyrtarë të artë, 10 të dënuar me vendim të formës së prerë. Sa i përket terrorizmit, në 2024 u regjistruan 9 çështje të reja. Sa i takon vlerës së pasurisë së konfiskuar, është 66.5 milionë euro. Prej totalit, 43.8 përqind janë pasuri të sekuestruar, dhe 56.2 përqind janë pasuri të konfiskuara. 45.8 përqind e zënë pasuritë e zyrtarëve”, theksoi ai.