Nuk është ky qëllimi i tij.

Silvinjo ndodhet në stolin e Shqipërisë me objektivin e vetëm që të fitojë ndeshjet dhe të shkojë në finalet e turneve të mëdhenj.
Gjithsesi, sukseset e brazilianit me kuqezinjtë kanë pasur edhe pasoja te kundërshtarët.
Në më pak se tri vjet në timonin e ekipit përfaqësues, Silvinjo ka detyruar të largohen katër trajnerë rivalë.

I fundit ishte Dragan Stojkoviç I Serbisë, I cili dha dorëheqjen pas humbjes së pësuar nga Shqipëria në Leskovac. Tekniku I atyre që quhen gjithashtu “shqiponjat” ashtu si shqiptarët, u detyrua të largohej pas pakënaqësisë së madhe te tifozëve dhe rezultateve negative.

Vula u vu pas golit të Manajt, që solli humbjen serbe.

Përpara Stojkoviçit u largua trajneri I Bullgarisë, Mladen Krstajiç, edhe ky serb, I cili humbi vendin e punës pas disfatës së pësuar në një ndeshje miqësore në “Arenën Air Albania”.
Shqipëria e Silvinjos I mundi bullgarët 2-0 me golat e shënuar nga Qazim Laçi dhe Ernest Muçi, secili në një pjesë loje. Më herët, pak ditë përpara Krstajiçit, u largua edhe tekniku I Polonisë, Fernando Santosh.

Portugezi I shquar, që fitoi Kampionatin Europian në 2016, iku pas humbjes 2-0 të pësuar në Tiranë, dhe golat u realizuan nga Jasir Asani e Mirlind Daku. Gjithashtu pas një humbjeje në kryeqytetin e Shqipërisë, me shifrat 3-0, u largua trajneri I Republikës Çeke, Jaroslav Silhavi, kur rrjetën e tundi një herë Asani dhe dy herë Taulant Seferi.