Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ndarë një moment të veçantë me trajnerin e Kombëtares shqiptare, Silvinjo.
Në një postim në rrjete sociale, Balla shkruan:
“Kur të vjen trajneri i Kombëtares në Njësinë 5 Tiranë dhe ti ëndërron fitoren të shtunën ”
Takimi vjen pak ditë para ndeshjes së rëndësishme të Shqipërisë ndaj Serbisë, ku entuziazmi dhe mbështetja për kuqezinjtë po rriten dita-ditës.
Silvinjo ka fituar simpatinë e tifozëve dhe duket se edhe politika shqiptare po e ndjek me vëmendje rrugëtimin e Kombëtares drejt Botërorit 2026.