Pritjes po i vjen fundi. Partia Demokratike pritet të shpallë kandidatin e saj për zgjedhjet bashkiake të 9 nëntorit, edhe për Tiranën, aty ku është vëmendja më e madhe.

Në selinë blu, është mbledhur kryesia e vogël, teksa pas përfundimit të mbledhjes, kryedemokrati Sali Berisha do të ketë një konferencë për media.

“Janë rreth 13 kandidatë. Të paktën, në mbledhjen e Kryesisë së vogël janë diskutuar 3 emra. Florian Binaj, Ermal Hasmija dhe Florian Haçkaj. Deri më tani mësohet se nuk ka vendim, por pas 15 minuta, Berisha do ketë një konferencë për shtyp. Është paralajmëruar se dora e fundit do duhet të jepet dhe nga aleatët. Pritet të shihet se si do të jetë rreshtimi i partive të reja. Për 15 minuta do të mësojmë vendimin e zotit Berisha”, raportoi ndër të tjera, gazetari Andon Kello.