Kremlini po leviz me shpejtësi për të rivendosur marrdhëniet ekonomike me Washingtonin pavarësisht luftës në Ukrainë. Një ide e pazakontë për ndërtimin e një tuneli nënujore që do të lidhte Rusinë me Shtetet e Bashkuara permes ngushtices se Beringut është bere publik nga Kirill Dmitriev, këshilltar i posaçëm i presidentit rus Vladimir Putin për bashkëpunime ekonomike ndërkombëtare.
Në një postim në platformën X Dmitriev propozoi që projekti mund të realizohet për më pak se tetë vjet, duke theksuar se ai “do të simbolizojë unitetin” mes dy superfuqive.
Ai përfshiu në propozim edhe Elon Musk, duke sugjeruar se pjesëmarrja e kompanisë “The Boring Company”e njeriut me te pasur te botes, e specializuar në ndërtimin e tuneleve – mund të ulë ndjeshëm koston e projektit.
Sipas Dmitriev, kostoja fillestare e ndërtimit do të ishte mbi 65 miliardë dollarë, por me përfshirjen e kompanisë së Musk-ut shifra mund të zbriste nën 8 miliardë dollarë. “Le të ndërtojmë së bashku një të ardhme”, shkroi këshilltari i Kremlinit në postimin e tij.
Ai shtoi se tuneli, i cili do të ketë linjë hekurudhore dhe lidhje tregtare, do të hapte rrugën për bashkëpunim në fushën e burimeve natyrore dhe do të krijonte vende pune, duke forcuar ekonomitë e të dy vendeve.
Dmitriev theksoi gjithashtu se Fondi Rus i Investimeve të Drejtpërdrejta ka ndërtuar tashmë urën e parë hekurudhore mes Rusisë dhe Kinës, duke nënvizuar se tani është koha për të lidhur kontinentet për herë të parë në historinë e njerëzimit.