Inspektoriati Mbrojtjes së Territorit vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Durrësit. Aksioni këtë të enjte është përqendruar në lagjen Nr 3 të qytetit bregdetar, ku po shemben disa objekte të ndërtuara pa leje.
Paralel ndërmarrja rruga po punon për të larguar rrënojat e lëna pas nga fadromat, si dhe rikonstruksionin e trotuareve apo fasadave të dëmtuara.
Burime nga IMT thonë për ABC News se aksioni do të vazhdojë deri në lirimin e hapësirës së fundit publike. “Kemi evidentuar një numër shumë të lartë ndërtimesh të paligjshme apo struktura të ndryshme që kanë zënë hapësira publike. Aksioni do të vazhdoj deri në lirimin e hapësirës së fundit publike në qytet dhe rrethinat e tij”, thonë drejtuesit e IMT. Ne portalin “hapësira ime publike”, vetëm në qytetin e Durrësit kanë mbërritur mbi 1500 denoncime, të cilat po verifikohen nga ana e institucioneve përgjegjëse.