“Vjedhja e kryer në Luvër është një sulm ndaj një trashëgimie që është e dashur për ne sepse është historia jonë”. Kështu shkroi Presidenti francez Emmanuel Macron në një postim duke komentuar vjedhjen në Luvër.
“Ne do t’i rimarrim veprat dhe autorët do të nxirren para drejtësisë” dhe “po bëhet gjithçka, kudo, për ta arritur këtë, nën drejtimin e prokurorisë së Parisit”.
Projekti i Rilindjes së Luvrit të Ri, shtoi presidenti, duke iu referuar planit të tij për të rinovuar muzeun, “përfshin siguri të shtuar. Ai do të sigurojë ruajtjen dhe mbrojtjen e asaj që përbën kujtesën dhe kulturën tonë”.