Pas vrasjes së gjykatësit Astrit Kalaja në krye të detyrës, gjatë një seance në Gjykatën e Apelit, Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka pritur në një takim në Presidencë krerët e institucioneve të drejtësisë.
Në takim ishte kreu i Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Apelit dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK), Altin Dumani.