Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla kërkoi ndërprerjen e seancës plenare për 5 minuta. Balla deklaroi se një deuptet i PD, ofendoi ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, teksa po fliste në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.

Ndër të tjera, Balla tha se deputetët e opozitës, nuk mund ta kërkojnë fjalën për procedurë, dhe më pas të bëjnë kërkesë për dorëheqje të ndonjë ministri.

“U bë seanca e disatë radhazi, por sot po arrihet kulmi, kërkohet fjala për procedurë. Në procedurë kërkohet dorëheqja e një ministri. Në seriozitetin e një parlamenti, një grup parlamentar i disa deputetëve, nëse u dhemb shpirti seriozisht, mund të kishin ardhur me kërkesë procedurale. Javën e ardhshme do kemi një debatr 12 orë e gjysmë për 5 institucoinet e drejtësisë që do raportojnë. Nuk mund të kryejnmë debat për një çështje, fyejmë familjen e të ndjerit. Presin distancim që nga dera e gjykatës kërcënojnë prokurorë e gjyqtarë. Unë jam i shumicës, fjala për procedurë, merret kur bëhet fjalë për rendin e ditës. Kemi bërë diskutim në Konferencën e Kryetarëve, sot tha njëri, nuk do kemi teatër. Ky njeriu këtu nuk ka vend, i bërtiste ministrit o idiot. Ose t’i kërkojë ndjesë ministrit, ose zoti kryetar kërkoj 5 minuta pushim dhe ky person të dalë jashtë”, theksoi ai.