Saga e Muzeut të Luvrit vazhdon, edhe pse janë arrestuar në total 7 persona që dyshohet se ishin të përfshirë në grabitje. Bizhuteritë e çmuara ende nuk janë gjetur dhe janë rritur shqetësimet se ato mund të mos kthehen me kurrë në galeritë e muzeut nga ku u morën.

Sipas gazetës gjermane Bild, ekziston frika se xhevahiret e kurorës franceze do të shiten në trgun e zi. Sipas informacioneve që media gjermane ka, një plesë e bizhuterive të grabitura iu ofruan një kompanie izraelite sigurie në rrjetin e errët, ku shpesh ndodhin transaksione të paligjshme.

Ndërkohë media franceze RTL intervistoi një ish-hajdut, I cili hodhi dritë mbi atë që mund të ketë ndodhur me bizhuteritë e vjedhura.
Ai tha se ndonjëherë, raste të tilla janë porosoi nga miliarderë të mëdhenj që janë jashtëzakonisht të apasionuar pas sendeve të tilla të çmuara.
Por pavarësisht arrestimeve dhe angazhimit të 100 hetuesve për të zbardhur ngjarjen, nuk ka ndonjë progress të dukshëm në gjetjen e bizhuterive me vlerë 88 milionë euro. Institucionet franceze kanë pranuar tashmë dështimin për të siguruar muzeun më të famshëm dhe më të vizituar në botë.

Ministrja e kulturës e Francës pranoi se për një kohë shumë të gjatë ka vazhduar një nënvlerësim kronik i kërcënimeve për grabitje në Luvër.
Rachida Dati theksoi se muzeu përballet me masa të pamjaftueshme sigurie për të luftuar ndërhyrjet dhe vjedhjet.

Ndërkohë Prokurorja e Parisit, Lor Bekju, tha se të arrestuarit kanë rrëfyer pjesërisht ngjarjet dhe nga analizimi I të dhënave të tyre kriminale mund të thuhet se të dyshuarit janë në radhët e larta të krimit të organizuar.