Frika ishte e madhe, dhe po ashtu plasën polemikat.

Lamin Jamal ishte një çështje këto ditë në Spanjë, pasi u njoftua për dëmtimin e tij që e la jashtë kombëtares së Spanjës, dhe e vuri në dyshim për duelin e madh ndaj Realit në La Liga.

Lajmet e fundit janë që adoleshenti I mrekullive do të jetë gati për El Klasikon në stadiumin “Santiago Bernabeu” në 26 tetor.
Një lajm I madh për tifozët “blaugrana”, të cilët ishin shumë të shqetësuar, sidomos pasi skuadra e tyre bëri dy hapa të mëdhenj falsë ditët e fundit, duke pësuar dy humbje.

Lamin Jamal nuk do të jetë për “Furitë e Kuqe” në dy ndeshjet e këtij muaji në eliminatoret e Kupës së Botës, si dhe do të humbasë përballjet e katalanasve ndaj Zhironës në kampionat si dhe kundër Olimpiakosit në Champions.
Po ashtu, nuk ishte në katastrofën me shifrat 4-1 në La Liga ndaj Seviljes.

Polemikat ishin të mëdha sepse u hodhën mjaft dyshime nëse lëndimi I tij ishte I vërtetë apo I stisur, në mënyrë që ai të mos luante për Spanjën, të mos lodhej, dhe të ishte në formë sa më të mirë për derbin në Madrid në 26 tetor.