Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua këtë të premte me përfaqësues të Kompanisë Amerikane Raytheon, kompani kjo e cila prodhon raketat Patriot dhe Tomahawk që Kievi synon të marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për tu mbrojtur nga Agresioni Rus.

Takimi vjen vetëm disa orë përpara se Zelensky të mbërrijë në Shtëpinë e Bardhë për tu takuar me Presidentin Amerikan Donald Trump ku rraketat Tomahawk do të jenë në fokus të bisedës, raketa këto me rreze të gjatë veprimi deri në 2500 kilometra që mund të godasin thellë brenda Rusisë.

Një ditë më parë Presidenti Amerikan Donald Trump mbajti një bisedë telefonike me Presidentin Rus Vladimir Putin, për të cilin tha se do ta takoj sërisht në Budapest, kryeqytetin e Hungarisë brenda dy javëve të ardhshme. Kremlini paralajmëroi Washingtonin se vendimi për ti dhënë raketa Tomahawk Ukrainës do të dëmtonte marrdhëniet mes dy vendeve, ndërsa Moska zyrtare zbuloi se telefonata e së enjtes ishte mbajtur me kërkesën e tyre.

Mbrëmja e kësaj të premteje pritet të zbulojë nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të marrin vendimin për të furnizuar Ukrainën me raketat vdekjeprurëse që mund të godasin thellë brenda Rusisë. Presidenti Rus Vladimir Putin ka mbledhur Këshillin e Sigurisë në Moskë për ti informuar ato mbi bisedën e mbajtur një ditë më parë me Presidentin Amerikan Donald Trump.

Kryeministri Hungarez Viktor Orban I cili konfirmoi se vendi I tij ka nisur përgatitjet për samitin Trump – Putin në Budapest pritet të mbajë një bisedë telefonike këtë të premte me Kreun e Shtetit Rus. Moska nuk ka hequr dorë nga qëllimet e saj maksimaliste për marrjen e 4 rajoneve lindore të Ukrainës ndërsa trupat e saj vijojnë avancimin në frontin e betejës. Bashkimi Europian dhe Ukraina e kane bere te qarte se nuk mund te kete marreveshje paqeje mes Moskes dhe Kievit nese kjo marreveshje do te cenonte integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit Ukrainas. Nga ana tjeter Qendrimi I Shteteve te Bashkuara te Amerikes ka ndryshuar disa here pergjate ketij viti me Trump qe thote se per te shkuar drejt Paqes te dyja palet duhet te bejne leshimet e tyre.