Në një deklaratë për mediat, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi u shpreh se kostot e zgjedhjeve të pjesshme që pitet të mbahen për 6 bashki në 9 nëntor, kapin një kosto totale prej 306 milionë lekë.
“Do të ngrihen 22 KZAZ dhe 1428 qendra votimi. Në një vlerësim kemi dalë në përfundimin se zgjedhjet do të kushtojnë rreth 306 milionë lekë”, deklaroi kryekomisioneri.
Ndërkohë sa i përket votimit elektronik, ai tha se mund të aplikohet vetëm në njësinë 10 në kryeqytet.
“E kemi bërë si diskutim, por e kemi parë pak me skepticizëm edhe për shkak të kohës. Po të ishte një ndër ato bashki ku është bërë tashmë votimi elektronik do të kishte sens.
Por për këto bashki që do zhvillohen zgjedhje mendoj është e arsyeshme të zhvillojmë votim me fletë pasi edhe votuesit e tyre janë mësuar me këtë metodë. Maksimalisht mund të aplikohet në njësinë numër 10 në Tiranë”, deklaroi Celibashi.