Zbulohet data kur do të mbahet seanca gjyqësore në Kolegjin Zgjedhor për çështjen e ngritur nga Partia Socialiste ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se seanca do të mbahet të hënën, ora 10:00.

Seanca do të zhvillohet pas depozitimit të kërkesëpadisë nga PS më 7 tetor 2025, ndërsa objekti i padisë lidhet drejtpërdrejt me organizimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie në gjashtë bashki të vendit: Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë.

 

nga: Top Channel