Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance thotë se armëpushimi në Gaza i ndërmjetësuar nga Uashingtoni mund të hapë rrugën për aleanca më të gjera për Izraelin në Lindjen e Mesme.
“Unë mendoj se kjo marrëveshje për Gazën është një pjesë kritike e zhbllokimit të Marrëveshjeve të Abrahamit (Marrëveshje të nënshkruara më 17 shtator 2020 midis Izraelit dhe disa shteteve arabe, kryesisht Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Bahreini, ndërmjet ndërmjetësimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës)”, u shpreh Vance nga një konferencë për shtyp në Jerusalem, shkruan “The Guardian”. Zëvendëspresidenti po i referohej serisë së marrëveshjeve të normalizimit midis Izraelit dhe disa vendeve arabe në vitin 2020.
Më tej ai shtoi “Por ajo që mund të lejojë është një strukturë aleance në Lindjen e Mesme që këmbëngul, që zgjat dhe që u lejon njerëzve të mirë në këtë rajon, në botë, të dalin përpara dhe të marrin përsipër pronësinë e oborrit të tyre”.