Pas humbjes mbrëmë ndaj Shqipërisë në Leskovac, trajneri i Serbisë, Dragan Stojković “Pixi”, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i ekipit kombëtar. Zoran Mirković do të marrë drejtimin e përkohshëm të këmbestrës serbe. Lajmi u konfirmua fillimisht nga vetë Stojkoviç në konferencën për shtyp, ku ai deklaroi se nuk do të udhëtojë me ekipin për sfidën ndaj Andorrës.

Federata e Futbollit të Serbisë (FSS) njoftoi zyrtarisht sot se Zoran Mirković, aktualisht trajner i ekipit U-21 të Serbisë, do të udhëheqë ekipin A në ndeshjen e radhës kualifikuese për Kupën e Botës.

“Zoran Mirković iu bashkua kombëtares në Nish të dielën në mëngjes së bashku me stafin teknik,” njoftoi FSS.

Ai do të shoqërohet nga ndihmësit Strahinja Pandurović, Lazar Tomić, Aleksandar Kirovski, Dejan Odavič dhe Bogdan Milićević.Pas humbjes mbrëmë ndaj Shqipërisë në Leskovac, trajneri i Serbisë, Dragan Stojković “Pixi”, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i ekipit kombëtar. Zoran Mirković do të marrë drejtimin e përkohshëm të këmbestrës serbe.

Lajmi u konfirmua fillimisht nga vetë Stojkoviç në konferencën për shtyp, ku ai deklaroi se nuk do të udhëtojë me ekipin për sfidën ndaj Andorrës. Federata e Futbollit të Serbisë (FSS) njoftoi zyrtarisht sot se Zoran Mirković, aktualisht trajner i ekipit U-21 të Serbisë, do të udhëheqë ekipin A në ndeshjen e radhës kualifikuese për Kupën e Botës.

“Zoran Mirković iu bashkua kombëtares në Nish të dielën në mëngjes së bashku me stafin teknik,” njoftoi FSS. Ai do të shoqërohet nga ndihmësit Strahinja Pandurović, Lazar Tomić, Aleksandar Kirovski, Dejan Odavič dhe Bogdan Milićević.