Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Në rrethrrotullimin e Novoselës, në autostradën Vlorë-Levan një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Për pasojë, pesë persona kanë mbetur të plagosur.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbulimin e rrethanave të ngjarjes.