Automjeti tip benz, ku udhëtonte Gilmando Dani, i mbetur viktimë këtë të martë në zonën e Rinasit, në një atentat të tipit mafioz, është në pronësi të Elvis Kosovës, një tjetër emër i njohur për policinë e shtetit.
Në korrik të këtij viti, në automjetin e 39-vjecarit u vendos një sasi lënde plasëse.
Gazetari Ervin Leka tha për ABC Neës, se nuk dihet lidhja mes tyre, e cila do të jetë objekt i hetimit të policisë. I njohur ndryshe si Visi i garave, apo visi i makinave te shpejta, ai u arrestua në gusht të vitit 2024 për shkak se u akuzua për vjedhjen e nje audi R8 me vlerë 200 mijë euro.
Lidhur me këtë rast, bashkë me të u vu në pranga edhe një shtetas turk. Shtetasi turk kishte marrë me qira një automjet të markës ‘Audi’ në Gjermani. Pasi kishte hyrë në territorin shqiptar, automjeti iu dorëzua Elvis Kosovës, i cili dyshohet se ka manipuluar situatën për ta përvetësuar automjetin për vete. Shtetasi turk më pas bëri një kallëzim pranë autoriteteve duke pretenduar se automjeti i ishte vjedhur pranë një hoteli afër stadiumit “Air Albania” në Tiranë.
/abcnews.al




















