Lidhur me atentatin mafioz që ndodhi këtë të martë në zonën e Rinasit, ku viktimë mbeti miku i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani, ndërsa një tjetër ndodhet i plagosur në gjendje të rëndë, policia ka dalë me detaje të reja.

Në automjetin që u shkrumbua në Krujë policia ka gjetur katër armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët. Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore.