Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla thotë se ish kryeministri Sali Berisha, duhet të shkojë në SPAK për 21 janarin. Gjatë një deklarate për mediat, Balla u shpreh se deputetët e PD sjellin kërkesa sa herë ka mbledhje të Konferencës së Kryetarëve.

“Sot na u kërkua mocion me debat për buxhetin e shtetit. Historia e parlamentit, Kuvendi përfshihet në diskutimin e buxhetit dhe pakestës fiskale. Kur thua do mocion me debat për minimumin jetik, kur po diskutohet për buxhetin, kur është buxheti më i madh në histori, 1.8 miliardë euro, qeveria i ka çuar për politika të natyrës sociale. Ky është buxheti që ka parashikuar rritjen më të madhe të pensioneve në 35 vite, që ka parashikuar rritjen e pagave. Vjen dhe thua, dua edhe një debat tjetër për buxhetin, është e njëjta çështje. Jemi dakord për çdo mocion me debat, të jetë edhe kjo çështje. Të mërkurën të bëhet edhe ky diskutim. I gjithë ky evazion kërkesash, vjen me një qëllim, themi që bëjmë një kërkesë, të bëjmë disa kërkesa. Sa u ulën në Konferencën e Kryetarëve, erdhi një kërkesë tjetër. Këto janë rendi i foltores që do bëhet në bulevard. Ne, kohë për të humbur me ta nuk kemi. Shqiptarët e dinë që nga 1998, kur Kuvendi i hiqte imunitetin Sali Berishës, janë thirrur protesta. Kur i hiqej viza amerikane, PD digjte mandatet. Në 2023, prapë protesta. Edhe sot, kur zotëria thirret si person që ka dijeni, këta dashnorët e drejtësisë së re, këta ta tundin kërkesën në sy.”, theksoi ai.