Përfaqësuesja e BE për çështjet e jashtme, Kaja Kallas, tha se ushtria e Rusisë duhet të jetë e kufizuar në madhësi për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.
“Nëse duam të parandalojmë që kjo luftë të vazhdojë, atëherë në fakt duhet të frenojmë ushtrinë e Rusisë dhe gjithashtu buxhetin e saj ushtarak”, u tha Kallas gazetarëve.
Komentet e saj vijnë pasi raportet zbuluan se ka diskutime rreth kufizimit të madhësisë së forcave të armatosura të Ukrainës në planet e ndryshme të paqes të SHBA-së – pa një kërkesë të ngjashme për Rusinë.
Kallas deklaroi se BE-ja nuk kishte parë “asnjë tregues” se Rusia është gati për një armëpushim, duke shtuar se çdo marrëveshje paqeje duhet të përfshijë lëshime nga Rusia. Sipas saj, më shumë sanksione kundër Moskës ishin të nevojshme për të ndaluar vendin nga pushtimi i përsëritur dhe se kërkohej mbështetje e mëtejshme për Ukrainën.




















