Betohet te Presidenti Bajram Begaj anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese Asim Vokshi.

Vokshi u zgjodh nga Gjykata e Lartë. Asim Vokshi zëvendëson Holta Zaçajn.

Gjykata e Lartë e shpalli fitues Asim Vokshin për zëvendësimin e Zaçajt, por rezultati u kundërshtua nga kandidatja tjetër Naureda Llagami. Ajo pretendoi në Gjykatën Administrative dhe më pas në Kushtetuese. Ndërkohë, “Kushtetuesja” ia rrëzoi kërkesën dhe pas kësaj, presidenca caktoi datën e betimit të Vokshit.