Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në homazhet për Fatos Nanon vlerësoi figurën e tij, si të rëndësishme në tranzicionin politik shqiptar.

Në një prononcim për mediat, ai u shpreh se Nano ka kontributin e madhe në transformimin e Partisë së Punës në një parti socialdemokrate evropiane.

“Në emër të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në emër të Partisë së Lirisë dhe në emrin tonë personal u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëpunëtorëve dhe simpatizantëve të Fatos Nanos.

Nano do të kujtohet si një figurë politike kyç e tranzicionit shqiptar, i cili pati meritën e transformimit të Partisë së Punës, në një parti socialdemokrate europiane.

Dy qëndrimet e tij politike “të lëshojmë pushtet për të ndërtuar shtet” dhe “organizimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme e të barabarta është më i rëndësishëm se rezultati” uroj të udhëheqin të majtën shqiptare”, tha Tedi Blushi.