Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla thotë se buxheti i vitit 2026, është më i madhi në historinë e Shqipërisë.
Gjatë një deklarate për mediat, Balla u shpreh se diskutimet për buxhetin do të nisin të mërkurën në Kuvend.
“Sot na u kërkua mocion me debat për buxhetin e shtetit. Historia e parlamentit, Kuvendi përfshihet në diskutimin e buxhetit dhe paketës fiskale. Kur thua do mocion me debat për minimumin jetik, kur po diskutohet për buxhetin, kur është buxheti më i madh në histori, 1.8 miliardë euro, qeveria i ka çuar për politika të natyrës sociale. Ky është buxheti që ka parashikuar rritjen më të madhe të pensioneve në 35 vite, që ka parashikuar rritjen e pagave. Vjen dhe thua, dua edhe një debat tjetër për buxhetin, është e njëjta çështje. Jemi dakord për çdo mocion me debat, të jetë edhe kjo çështje. Të mërkurën të bëhet edhe ky diskutim.”, theksoi ai.




















