Pas fitores me Veronën trajneri i Interit, Cristian Chivu analizon ndeshjen.

“Ne patëm fat kundër një skuadre si Verona që ka identitet, cilësi dhe është e stërvitur mirë. U përballëm me një skuadër të ndërlikuar dhe të organizuar mirë, e cila në disa momente të ndeshjes na vuri në vështirësi. Në ndeshje si këto, është më e lehtë të humbasësh sesa të fitosh. I pritëm pas golit të parë, që t’i bënim të merrnin rreziqe përsipër dhe të krijonin hapsira prapa. Ata janë të mirë në topat e dytë dhe barazuan ndeshjen. Ne ishim pak të ngadaltë në atë fazë ndërsa ata ishin shumë të mirë.” Ky ishte komenti i Cristian Chivu pas fitores së Interit në Verona .

“Loja që çoi tek golin i Zielinskit është falë Palombos. Isha kundër saj sepse nëse humbisnim topin, ata do të shkonin në kundërsulm. Pastaj, kur ke lojtarë të fortë si Calhanoglu dhe Zielinski…” – vazhdoi trajneri i Zikaltërve. “Lautaro nuk ka shënuar për një kohë? Kjo nuk është e vërtetë, ai shënoi në Bruksel. Nuk duhet të krijojmë një situatë që nuk ekziston. Ai është forca jonë lëvizëse dhe e bën veten të disponueshëm, duke punuar shumë,” – përfundoi Chivu.