Nga ROLAND QAFOKU
E vetmja nënprefekturë që nuk ishte qytet. Madje as qendër e banuar. Çorovoda e vitit 1919 ishte thjesht një njësi administrative e qendrës së Skraparit. Por, të mërkurën e 19 prillit të atij viti, ajo u shndërrua për disa orë në një qendër patriotike si askush tjetër në të gjithë Shqipërinë por edhe për trojet shqiptare. Mbi 2 mijë banorë të ardhur nga të gjitha fshatrat protestuan në një fushë të nënprefekturës kundër grekërve dhe serbëve, përpra se Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Paqes në Paris. Deri në atë moment në Shqipëri ishin mbajtur disa mitingje në Shkodër, Vlorë, Korçë e ndonjë qytet tjetër. Por mbajtja e një mitingu proteste në Çorovodë, që deri në atë moment ishte pothuajse e parëndësishme në aspektin administrativ, merr një vlerë të jashtëzakonshme. Momenti më kulmor dhe emocionues njëkohësisht i protestës ishte kur të 2 mijë pjesmarrësit thërrisnin njëzëri: Janina, Prezeva, Çamëria e tërë Kosova, Manastiri, Tivari, Ulqini, Hot e Gruda, janë tokat tona! Por akoma më me ishte mesazhi që u përcoll në atë miting. E gjithë kjo kryengjarje është botuar në gazetën Kuvendi, numri 23 prill 1919, e cila botohej në Romë dhe që unë e disponoj në arkivin tim. Janë disa personazhe që lidhen me këtë ngjarje të përmendur në këtë shkrim, si figura kombëtare dhe aspak lokale.
Zalo Halim Vërzhezha: Autori i shkrimit. është një zbulim i dytë që Skrapari ka patur një gazetar të një kalibri të lartë dhe që shkruante në emigracion. Sipas verifikimeve ai ishte nga lagjja Hysi nga fshati Vërzhezhë dhe mbante edhe mbiemrin e fshatit. (Në të ardhmen do botoj të dhëna të detajuara për këtë gazetar që rezulton të ketë qenë pjesë e plejadë së gazetarëve më të mirë në Shqipëri në vitete ‘20-të)
Hysen Zaloshnja: Autori i fjalimti të parë të mitingut. Një personalitet i kohës në mësimdhënie por edhe I përfshirë në shumë aktivitete patriotik. Në fjalën e tij Zaloshnja theksoi për nevojën që ka kombi për bashkim.
Pasho Vërzhezha. Ishte pinjoll i familjes së madhe Hysi. Në fjalën e tij ai tregoi se nuk ishte vetëm përfaqësuesi më i lartë i kësaj familje, por ai ishte njëkohësisht një nga përfaqësuesit më të lartë të patriotizmit të krahinës së Skraparit. Ligjërimi i tij në atë miting fokusohej në thirrjen që ai i bëri çdo skraparliu që në ato momente të vështira që po kalonte Shqipëria të bënte detyrën e madhe për kombin.
Neki Starova. Nënprefekti i Skraparit ishte personaliteti zyrtar qeveritar në atë miting. Si ofiqar ai ishte personi që i dërgoi kryeministrit të asaj kohe Turhan Pashë Përmeti peticionin e firmosur nga personalitetet e Skraparit dhe që më pas ai do tua paraqsite përfaqësuesv etë Fuqve të Mëdha në konferencë.
(Më poshtë botohet i plotë, sipas orgjinalit, teksti i shkrimit për mitingun e mbajtur në Çorovodë) (Falënderim për mikun dhe bashkëpunëtorin Niko Kotherja.)
Një mbledhje në Çorrovodë. (Gazeta Kuvendi, 23 prill 1919, faqe 3)
Nga Zalo Halim Vërzhezha
Marrim: Çorrovodë, mars, e vonuar.
Më 12 të këtij muaji, këtu në Çorrovodë, Qëndr’e nënprefekturës së Skraparit, u ba një meting e protestation me shumë menostracion të mëdha kundrë Serbëve e Grekërve, të cilët duan t’I shkelin me kmëbë të drejtat t’ona kombëtare.
Ma e shumta e popullit ish mbledhë dhe bërë gatië që të martën mbrëmave e më të nesërmet, si erdhë dhe shumë të tjerë; të mërkurën para dreke, ora më 10 alla turka, gjithë populli u-mshtuell tek një fushë, atje ku kish folluë prënd-vera të regojnë veten me shënjet e saja; atje në një vënd, ku kish fal gjithë të mirat Natyra vetë.
Në mes të kësaj fushe ish ndreq një vënd i posaçmë – për ata që do të mbanin fialë – I stolisur e i sbukuruar me flamurë të shkëlqyeshmë kombëtarë.
Pikë-së-pari dolli para popullit ne vendi I shënuar, nënë valët e shkëlqyeshme të të shëtit flamur, Z. Hysejn Zaloshnja, që mbajti një fialë e rrëfen shkakun e mbledhjes, qëllimin e metingut, duke I shpjeguarë gjatë e gjenë qëllimet e poshtra të serbëve e të grekërve për me I shkel të drejtate tona t’arsyeshme.
Një në funt, ky patriot I ndershim duke përgëzue gjithë popullin e Skraparit dhe të krahinës së Tomorricës për besën shqiptare që lidhë, ashtu si-kur-se e kanë pas lidhë pleqt’ t’anë që moti, kallëzoj më shumë të vërteta historike nevojën e madhe që ka një komb, e si-do-mos kombi i jonë për një bashkim; tue thënë se bahskimi sjell fuqinë e fuqia një populli ia siguron gjithë të drejtat e tija e kështu e nderon në botë.
Mas këtij Zotnije dolli dhe mbajti një ligjëratë Zoti Pasho Vërzhezha që rrëfeu ngjarjet e ndryshimet që u bënë në Shqipnië në këto kohrat e fundit dhe dëmet e mëdha, që I shkaktoj shqiptarit Lufta botnoire. Pra, duke marrë parasysh tërë këto të këqia, duke mejtuar gjiothë ato pushtime e bajoneta të huaja që pamë, duhet o vëllezër të punojmë për pritmin e kombit e kështu të mundim të kryejme detyrat e shenjta patriotike.
Mas andaj Zotnie e tij këndoj, me një za të naltë, shkresën e metingut, të shkruë dhe të firmuë prej përfaqësonjësve të 20000 ndjenjësve të nënprefekturës së Skraparit, tue e lut më nam të popullit Zotin nënprefektin e qarkut, Neki bej Starova, që të dërgonte shpresën më nalt, atje ku e lyp nevoja.
Në këto fjalë e sipër I tërë populli thirr e thanë: Janina, Prezeva, Çamëria e tërë Kosova, Manastori, Tivari, Ulqini, Hot e Gruda janë tokat tona.
Mas thirrjes së popullit dolli Z. Nënprefekt I qarkut, Neki Starova duke e përgëzuë popullin për ndjenjat e nalta kombëtare që rrëfen dhe duke siguruarë për shkresën e metingut që do të e dërgojë sa më shpejt atje më nalt që ti paraqitet Shkëlqesisë së tin Turkhan Pashajt, si kryeqeveritari I Shtetit shqiptar.
Si mbaroj së tregfauri shkaqet e luftës së përgjithshme tha: Sadoqë armiqtë t-ënë duan të thonë se shqip[tari s’asht I zoti të rrojë në vete, se Shqipnia s’mund të mbajë Endependencën e saja e të tjera çpifje si këto, na kemi në dorë historinë me anën e së cillës e provojmë me të vërteta të pakundërshtuara që shqiptari asht ma i vjetri komb i Evropës; e se asht më i Zoti, ma energjik, ma me dispozicion se gjithë kombet e tjerë të Ballkanit. Këhstu Z. nënprefekt solli përpara shumë shpiegime historike e përmendi Lekën e Madh, Pirron, Gjençon, Teftën duke thënë se në dejet e tyre ka pas shëtit gjaku I kombit shqiptar, ai gjak që kemi dhe na sot në dejet e trupave tanë.
Nënprefekti masandaj përmendi dhe Xhavellon dhe Mihalë duek I thënë popullit që shqiptarët kanë qenë të Zot të qitin në shesh kombet e huej e jo të mos mundin të mprojnë Endependencën kombëtare, të kenë një Shqipni vetëqeverrimtare.
Prandaj, I tha akoma popullit Z.Nënprefekt, duhet që doemos Konferenca e Paqes të marrë parasysh të drejtat t’ëna e të na ndajë fatin: do-emos e natyrisht sipas kufies që na ka dhënë e siguraur natyra vetë.
Ma sa fundi, jo vetëm si një kajmekam por edhe si një nacionalist shqiptar i ndershmi Z. Nënprefekt ia shqipëroi popullit se Konferenca Ndërkombëtare në asht se dëshiron e punon me vërtetë për një paqe lipset të na api trë drejtat t’ëna duke ndrequr gabimin e madh që bëri Evropa dora vetë në Kongresin e Londrës në 1912 ku la jashtë indipendencës shqiptare afro 2 milion vëllezxërit tanë shqiptarë, se për ndryshe d.m.th po se fitoj dhe po se mori të drejtën shqiptari, paqja e përgjithshme kurrë s,munt të bënet e Ballkani do të bëhet Vollkan për jetë.
Pra, si I dha funt fjalës dhe Z.Nënprefekt metingu mori fund por megjithë këtë demonstracionet vijuan edhe ma se dy orë.
(Zalo Halim Vërzhezha)





















