Pas ndarjes me Patrick Vieirën, Genoa ka nisur menjëherë kërkimin për trajnerin e ri, dhe sipas mediave italiane, gara për stolin “rossoblu” është tashmë trefishe.

Në listën e drejtuesve janë Paolo Vanoli, Daniele De Rossi dhe Luca Gotti, me dy të parët që shihen si favoritë. Ish-lojtari i Romës, De Rossi, është takuar tashmë me drejtuesit e klubit, ndërsa Vanoli, që ka pasur një përvojë të mirë me Torinon dhe Venezia-n, shihet si një profil ideal për projektin e Genoas.

Ndërkohë, Luca Gotti mbetet një alternativë më e qetë, por që pëlqehet për përvojën e tij dhe qasjen taktike të balancuar.
Në ndeshjen e radhës kundër Sassuolo-s, skuadra do të drejtohet përkohësisht nga Domenico Criscito dhe Roberto Murgita, ky i fundit me licencë trajneri për Serie A.
Drejtuesit e Genoas pritet të marrin vendimin përfundimtar gjatë ditëve në vijim, me objektivin për t’i dhënë skuadrës stabilitet dhe për të shmangur një krizë të mundshme rezultatesh.