Është shtyrë më datën 10 dhjetor seanca e radhës për Dosjen “Partizani”.
ABC News mëson se shkak për shtyrjen e seancës së kësaj të marte, u bë mungesa e avokatit Sokol Hazizaj që mbron Bektashin, “HomePlan shpk dhe Kontakt Shpk”.
Që nga dhjetori i vitit 2023, Sali Berisha është marrë i pandehur nga SPAK për korrupsion në dosjen e aferës “Partizani”, pasi akuzohet se me një sërë veprimesh të paligjshme i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu.




















