Dy alpinistë kanë humbur jetën në Aoraki, majën më të lartë të Zelandës së Re, ndërsa dy të tjerë nga i njëjti grup i gjetën dhe u shpëtuan me helikopter.
Sipas autoriteteve trupat e dy alpinistëve u gjetën nga ekipe të specializuara.
Aoraki është 3,724 metra i lartë dhe është pjesë e Alpeve Jugore, një varg malor dhe i akullt që shtrihet në të gjithë Ishullin Jugor. Maja tërheq alpinistë me përvojë.
Terreni është veçanërisht i vështirë për shkak të rrezikut të ortekëve dhe kushteve të ndryshueshme të motit. Më shumë se 240 vdekje janë regjistruar në mal dhe në parkun kombëtar.




















