Këtë të mërkurë në orën 10:00, do të nisë seanca plenare, ku do të shqyrtohet projektbuxheti i vitit 2026 dhe paketa fiskale.
Seanca do të jetë maratonë dhe do të zgjasë deri të enjten.
Në rend dite janë:
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë””, të ndryshuar. (Shqyrtimi në parim)
Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”. (Shqyrtimi në parim)
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29, datë 30.3.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat””. (Shqyrtimi në parim)
Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore””, të ndryshuar. (Shqyrtimi në parim)
Projektligji “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit””, të ndryshuar. (Shqyrtimi në parim)
Projektligji “Për marrëveshjen e paqes fiskale”. (Shqyrtimi në parim)
Projektligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”. (Shqyrtimi në parim)
Projektligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë”. (Shqyrtimi në parim)
Projektligji “Për buxhetin e vitit 2026”. (Shqyrtimi në parim)




















