TIRANË– Gjykata Penale e Tiranës vendosi që arrestimi i dy policëve të Komisariatit Nr.3, Bruno Cara dhe Arshim Zajmi, të jetë i paligjshëm, duke mos caktuar asnjë masë sigurimi ndaj tyre. Prokuroria kërkoi masë sigurimi “detyrim paraqitje” dhe ndalimin për të dalë jashtë vendit, deri në përfundimin e hetimeve.

Dy policët u proceduan nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) me dyshimin se kanë dhënë vërtetimin për të punësuar Muçi Shaljani, në kundërshtim me rregullat e shërbimit.
Dy efektivët u ndaluan pas atentatit mafioz në rrethrrotullimin e Rinasit. Në këtë atentat mbeti i vrarë 47-vjeçari Gilmando Dani dhe u plagos punonjësi i AMP-së, Muçi Shaljani (Sheqeri).