Një ditë para ndeshjes së nesërme, 13 nëntor, Shqipëri-Andorra e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Trajneri i Kombëtares Sylvinho dhe kapiteni i ekipit Berat Gjimshiti dolën në një deklaratë për mediat.
Sylvinho: Janë dy ndeshje të ndryshme. Trajneri i Andorrës që e njeh mirë ekipin e tij. Ka një anë mbrojtëse shumë të mirë. Nxjerr maksimumin nga lojtarët e tij. Është një ekip që pëson maksimumi 2 gola. Edhe në Tiranë ishte e vështirë, deri sa shënuam. Luajnë në çdo cep të fushës. Shpresoj që t’ia dalim të fitojmë. Në fakt po rritemi shumë si Federatë. Kur rritemi ne, të njëjtën gjë bëjnë edhe të tjerët. Kjo shihet edhe në rezultatet e arritura. Diferencat në futboll bëhen gjithnjë dhe më të vogla. Kur luan jashtë, është më e vështirë se në shtëpi. Ne kemi rezultate më të mira në shtëpi. Jemi në një situatë të mirë, nuk e kemi pasur më parë në historinë e Kombëtares. Shpresoj të kemi një rezultat të mirë ndaj Andorrës. Detyrimi për fitore, ka nisur nga ndeshja me Letoninë. Kemi një ekip të ekuilibruar. Do jetë ndeshje e vështirë. Do jetë i njëjti shpirt gare.




















