Në takimin me zv/kryeministren Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministri i Bujqisë Andis Salla tha se janë marrë të gjitha masat e nevojshme, për të përballuar cdo situatë që mund të krijohet për shkak të motit të keq që pritet të godasë vendin.
“Në bashkëpunim me ministrinë e mbrojtjes jemi në diskutim për të gjitha masat, e ndërmarra.
Kemi vënë në gatishmëri të gjitha strukturat, për të qenë prezent në të gjithë territorin.
Kemi ndërmarrë masat për garantimin e funksionimit të rrjetit të kullimit, janë ngritur stafet e emergjencave.
Janë në dispozicion 8 ekskavatorë në zonën e Shkodrës e Lezhës, 16 janë në Fier, për ndërhyrjet e nevojshme, jemi në bashkëpunim me emergjencat civile.” -tha ai.




















