Në samitin rajonal “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”, komisionerja për zgjerimin Marta Kos, u shpreh se Europa nuk mund të jetë e sigurtë pa Ballkanin Perëndimor. Në fjalën e saj përshëndetëse në këtë takim, ajo theksoi se Europa duhet të korrigjojë gabimet e së shkuarës.
“Është kënaqësi për mua që jam këtu pak pasi kemi publikuar paketën e zgjerimit të BE. Tashmë kjo është një cështje me të cilën po punojmë, dhe gjithnjë e më shumë ka të bëjë me sigurinë Europa nuk mund të jetë e sigurt pa Ballkanin, është një gabim qe ne kemi bërë dhe duhet ta korrigjojmë.
Shtëpia juaj, Europa po ju pret. Ju jeni pjesë e BE thjesht duhet ta bëjmë në formë institucionale.
Tashmë kemi mbushur 2 vjet nga zabtimi i planit të rritjes. Kemi mjaft për të festuar, por 2 nga 6 vendet e rajonit ende nuk kanë nisur me reformat. Shohim një lidhje të mirë mes procesit dhe reformave, fondet jem ende në 10 % të disbursimi ndaj duhet të bëjmë më shumë. Ku mund të bëjmë më shumë. KE dëshiron që plani i rritjes të jetë i suksesshëm. Shqiptarët malazezët dhe maqedonasit përfitojnë falë SEPA. Objektivi ynë është që të gjithë ju të ecni para në sinkron, nuk duam që askush të mbetet pas.
Kemi një afat të rëndësishëm, në qershor do të kemi skadimin e periudhës 1 vjecare për reformat e papërmbushura, rrezikojnë 300 miln euro fonde. Le të diskutojmë sot sit ë ulim edhe tarifat e roaming duhet të punojmë për përafrimin me rregullat e BE. Kjo do sjëllë përfitime për bizneset dhe qytetarët tuaj”- tha ajo.




















