Ertjan Kofsha, peshëngritësi i Shqipërisë, ka siguruar medalje të brozntë në stilin e shkëputjes në Evropianin e të rinjve që po zhvillohet në Durrës.

Peshëngritësi nga Shtërmeni, me 162 kile në provën e dytë, siguroi medalje në stilin e shkëputjes edhe pse në provën e tretë provoi 167 kilogramë, por pa ia dalë. Në stilin e shkëputjes Kofsha realizoi 194 kilogramë po në provën e dytë, por nuk hyri në zonën e medaljeve duke u renditur i katërti.

Megjithatë, me 356 kilogramë në total, peshëngritësi i talentuar arriti të rrëmbente medaljen e brozntë në dy garësh. Që në fillim pritshmëritë për Kofshën ishin të larta, ndërsa kategoria 94 kilogramë ishte ndër më të luftuarat deri më tani.