Pas përfundimit të ceremonisë së homazheve në nderim të ish-kryeministrit dhe liderit historik të PS-së Fatos Nano, kryeministri Edi Rama dhe ai i Kosovës Albin Kurti janë shfaqur duke diskutuar.
Mijëra qytetarë, krerët e shtetit dhe të politikës i dhanë lamtumirën e fundit ish-kryeministrit dhe liderit historik të PS, Fatos Nano. Homazhet bënë bashkë politikën majtas e djathtas, krerët e besimeve fetare e deri tek personalitetet nga rajoni, mes tyre Albin Kurti, zv.kryeministri i Maqedonisë, Haxhia e kreu i BDI, Ali Ahmeti, të cilët i dhanë lamtumirën e fundit njeriut që la gjurmë të thella në politikën shqiptare të pas viteve ’90.




















