Erling Haaland, ashtu sic pritej ishte njeriu i ndeshjes për Norvegjinë që pas fitores 4-1 ndaj Italisë në San Siro, vulosi kualifikimin e saj të katërt në Botërorë.
Menjëherë pas ndeshjes, goleadori skandinav foli për median e vendit të tij jo vetëm për të festuar suksesin, por edhe për të shprehur ca pakënaqësi kundrejt mbrojtjes italiane.
Haaland vs Mancini: Sulmuesi 24 vjeçar në intervistën e tij foli për sjelljen e Gianluca Mancinit, mbrojtësit të Romës, i cili sipas Haaland e provokoi në fushë në mënyrë jo të zakontë, me norvegjezin që nuk ngurroi ta thumbojë italianin. ‘Mancini nisi të më prekë të ndenjurat kur rezultati ishte 1-1 dhe unë mendova: ‘Cfarë po bën ky?’. Më pas u karikova dhe i thashë: ‘Faleminderit për motivimin, shkojmë’. Shënova dy gola dhe fituam 4-1. Kështu që e falenderoj’
Një episod ky që po dominon debatet në rrjetet sociale dhe mediat norvegjeze ku komentohet gjesti i Mancinit dhe reagimi me zemërim dhe fitues i Haaland.
Krenaria e Norvegjisë: Duke lënë mënjanë polemikën me Mancinin, ai i Norvegjisë në San Siro ndaj Italisë ishte një sukses i paparashikuar. Haaland padyshim që vlerësoi në maksimum edhe paraqitjen e jashtëzakonshme të skuadrës së tij duke cilësuar këtë fitore ndaj Të Kaltërve si një prej më të rëndësishmeve në vitet e fundit në futbollin norvegjez.
‘Kjo ishte ndoshta ndeshja me impresionuese që ka bërë skuadra deri tani-tha Haaland-Të fitosh 4-1 këtu është me të vërtetë speciale. Kjo fitore tregon se jemi të paparashikueshëm. Tani skuadrat më të rëndësishme po na marrim me të vërtetë në konsideratë’




















