Kryeministri Edi Rama thotë se në Tiranë janë liruar 100 mijë metra katrorë nga zaptuesit.
Në një diskutim me banorët e njësisë 2 në Tiranë për buxhetin, Rama u shpreh se aksioni do të vijojë.

“Nuk mund të zaptohet, sepse deri kur ka një leje për ta shfrytëzuar, ajo hapësirë është në shërbim të komunitetit. Kur bëhet një ndërtim në një pronë. Flasim për ndërtim apartamentesh, kur pronartët nëjnë marrëveshje me një ndërtues, gjithçka rreth ndërtimit është e komunitetit. Kështu duhet të ishte prej kohësh. Edhe sot hasim në vështirësi për shkak të injorancës dhe korrupsionit të gjykatësve. Njëra nga të dyja me siguri. Unë e di shumë mirë që nuk është normale që kryeministri të tregojë me gisht një gjykatës, duke i thënë që ka bërë akt armiqësor ndaj komunitetit, por ata që ankohen me të drejtë, ai lokali atje nuk prishet sepse nuk do x apo y, apo se është korruptuar inspektoriati. Gjykatësi x apo y i ka dhënë të drejtë ta shfrytëzojë atë në dëm të komunitetit. Në momentin kur pronari merr leje, është e drejta e tij. Këto gjëra nuk duhet të kishin ekzistuar. Është arritur shifra 100 mijë metra katrorë të liruara në Tiranë nga zaptuesit. Po bëhen projekte për t’i kthyer në hapësira në dispozicion të komunitetit.”, theksoi ai.