Deputeti socialist Erion Braçe mori pjesë sot në homazhet për ish-kryeministrin Fatos Nano, të cilin e kujtoi me respekt dhe mirënjohje për rolin e tij në formimin e brezave të rinj brenda Partisë Socialiste.
“Nano na dha mundësinë të rriteshim, të punonim për t’u zhvilluar dhe për të bërë karrierë brenda PS. I dha lirinë e nevojshme që të bëheshim njerëz më të mirë. E bënë dhe një parti më të mirë se ajo që trashëguam”, tha Braçe.
Homazhet po zhvillohen në Pallatin e Kongreseve, ku qytetarë, figura politike dhe personalitete publike po i japin lamtumirën e fundit ish-kryeministrit.




















