Hungaria nuk do ta lëri në baltë Serbinë.
Ka qenë ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, që ka udhëtuar drejt Beogradit, për tu takuar me homologun e tij Marko Gjurić, për të ndarë detajet teknike se si Budapesti mund ta ndihmoj vendin në furnizimin me energji.

“Nuk do t’ju lëmë kurrë vetëm. Do të përdorim gjithçka që kemi në dorë për t’ju ndihmuar të keni një ruajtje të sigurt të energjisë. Pra, do të biem dakord për këto detaje teknike sot dhe do t’ju informojmë.” Ministri i jashtëm serb e vlerësoj këtë akt, ndërsa tha se nuk ka mik më të ngushtë dhe më të mirë për vendin sesa miqtë hungarezë, ndërsa shtoi se bashkëpunimi midis dy vendeve është i rëndësishëm.

Gjuriç njoftoj gjithashtu se si pritet të përshpejtohet ndërtimi i tubacioneve të reja të naftës dhe gazit që do të ofrojnë siguri më të madhe energjetike për të dy vendet në këto kohë të vështira.

“Është e qartë se në kohët që jetojmë, nuk mund të mbështetemi vetëm në një drejtim furnizimi dhe nëse duam të krijojmë kushte të mira ekonomike, ky është një kusht pa të cilin nuk mund të bëhet.”

Veprime të tilla, vijnë në kohën kur Beogradi rrezikon një krizë ekonomike, për shkak të sanksioneve amerikane ndaj industrisë së naftës në vend, me shumicë aksionesh ruse.
Ky veprim i Departamentit Amerikan të Thesarit, ka vënë në vështirësi serioze Beogradin, që ka parlajëmruar se sanksione mund të ketë edhe për disa banka në vend, edhe ato me aksione ruse.