Të hënën e 17 nëntorit, Shqipëria do të ulet në tryezën e rradhës ndërqeveritare me Bashkimin Europian, për të hapur grupkapitullin e fundit “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”.
Kjo shënon një hap të rëndësishëm drejt integrimit pasi në harkun kohor të një viti janë hapur të gjitha grupkapitujt e anëtarësimit. Një rekord që sipas kryeministrit Edi Rama as nuk ishte menduar më parë.

“Asgjë nuk na ndal dot drejt majës së Shqiperisë 2030 në BE. Askush nuk na ndal dot drejt objektivit madhor të mbylljes së negociatave brenda 2027. Sepse përtej vështirësive, pengesave, dëmtimeve të pashmangshme apo baltës së pandashme, në ngjitjen e kësaj të përpjete historike.”

Me hapjen e këtij grupkapitulli, nis një fazë e re për negociatat e integrimit, mbyllja e tyre duke nisur nga fillimi I vitit të ardhshme. Dhe për të dakortësuar këtë axhende, kreu I qeverisë pati një takim këtë mesditë edhe me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, të akredituar në Tiranë. Kjo mbledhje vjen pas publikimit të progresraportit të Komisionit Europian që vlerësoi punën e bërë nga Shqipëria sa I përket integrimit në familjen europiane.