Intervista e plotë e kryeministrit Edi Rama në ‘Real Story’ për gazetarin Sokol Balla
Sokol Balla: Mirëmbrëma dhe mirësevini në Real Story. Ju flas live nga Roma, këtu ku qeveria shqiptare zhvilloi për herë të parë një takim historik dypalësh me qeverinë italiane ku u nënshkruan me dhjetëra marrëveshje. Por për më tepër përbën një moment simbolik në raportet midis dy vendeve, tashmë qe Italia po konfirmohet si zyrtarisht si sponsori kryesor i Integrimit Europian të Shqipërisë. Unë jam në shoqërinë e kryeministrit të vendit zotit Edi Rama. Zoti Rama,mirëmbrëma. Faleminderit që gjetët kohë për të folur me ne sonte
Edi Rama: Mirëserdhët, mirëmbrëma!
Sokol Balla: Mirëserdhët në Romë! Gjithsesi ky tani është kryeqyteti juaj. Në fakt sot bëtë një deklaratë shumë të fortë në konferencën për shtyp ku thatë që “jemi një vend me Italinë”
Edi Rama: Ndjem si pjesë e të njëjtit vend. Ne jemi ndjerë gjithmonë, mendoj unë. Në si Shqiptarë gjithmonë e kemi pasur Italinë atë “Amerikën tonë” dhe e kemi ndjerë si pjesë tonën besoj.
Sokol Balla: Në fakt ishte simbolike pasi dhe ndërtesa e ka emrin “Casino del Bel Respiro”, pra është ndërtesa e ajrit të mirë dhe u duk që ka një ajër shumë pozitiv midis dy qeverive, por ia bëra pyetjen dhe zonjës Meloni, a do të jetë kjo mjaft për shpejtësinë e ecjës së Shqipërisë në rrugën së integrimit?
Edi Rama: Unë besoj që ne nuk kemi qenë kurrë, kurrë, kurrë në nivelin që jemi sot në arenën ndërkombëtare dhe niveli i marrëdhënieve me Italinë reflekton pikërisht këtë transformin të qënies së Shqipërisë ndërkombëtarisht dhe nga ana tjetër reflekton dhe një vullnet për hirë të së vërtetës, të vecantë të kryeministres së Italisë për të bërë më shuymë me Shqipërinë dhe për Shqipërinë. Ka qenë dicka që unë e kam ndjerë qysh në takimin e parë dhe tani ka marrë shuëm më tepër formë dhe për faktin që ajo vetë është futur plotësisht në kosutumin e presidentit të Këshillit të Ministrave të Italisë.
Sokol Balla: Në fakt, unë nuk e dija por fakti që Italia merr 6 muajt e parë të Presidencës së BE-së në 2028-ën kur presupozohet që ne të kemi mbyllur negociatat teknike sigurisht që është një lajm i mirë por megjithatë unë do të kisha preferuar tek 6 muajt e dytë të 2028-ës sesa tek të parat. Për shkak të faktit që sic e kanë treguar dhe vendet e tjera procesi politik do te të jetë pika neveralgjike le të themi.
Edi Rama: Është një përkim i jashtëzakonshëm pozitiv, më vazhdën e përkimeve të këtyre viteve të fundit që kanë praktikisht përshpejtuar në mënyrë eksponenciale do të thoja procesin, pasi ndërkohë që Mali i Zi ka marrë vite e vite të tëra për të hapur kapitujt ne i kemi hapur në 12 muaj, po numëroj tani edhe ato që do të hapen të fundit pas pak ditësh. Të gjithë kapitujt. Kështu që është një përshpejtim i jashtëzakonshëm dhe ai është një përkim i jashtëzakonshëm për faktin që nëse ne ia dalim me sukses të mbyllim negociatat brenda 2027-ës, atëherë Italia 6 muajt e parë posaçërisht kjo kryeministre, do jenë një dorë e fatit në këtë proces.
Sokol Balla: Në fakt duhet thënë që fati ka qenë me ne gjatë 2-3 viteve të fundit përsa i përket procesit të integrimit. Meloni kur iu përgjigj pyetjes që a do të na ndihmonte apo jo me Greqinë foli në emër, në vetë të parë për kontaktet e saj me kryeminstrin Mitsotakis. Në fakt Italia na e ka një gjysmë borxhi me Greqinë për shkak se ne “sherrin” me Greqinë e kemi të trashëguar për shkak të luftës italo- greke. Por nga ana tjëtër, a po i paguajmë ne një kosto gjithashtu kësaj vëllazërie të re me Italinë dhe kjo nuk i referohet batutës suaj si “vëllai i vogël i motrës së madhe” të Giorgia Melonit. Pse e thëm këtë? Pasi popull emigrantësh që do të bashkohet mesa kuptova unë, ndoshta na e shpjegoni ju më shumë marrëveshjen bilaterale ushatarke me Italinë. Operacioneve për të ndalur fluksin emigrator në ujërat italianë dhe europiane.
Edi Rama: Nuk kemi ne një problematikë të tillë në ujërat tona teritoriale me thënë të drejtën dhe kemi kohe që nuk e kemi për fat të mirë. Ne kemi më shumë nevojë të vazhdojmë luftën kundër trafiqeve që ka njohur përparime të mëdha por që është një luftë që faktikisht asnjëherë nuk mbaron kurrë por gjithmonë duhet zhvilluar sepse në çdo moment që ti e konsideron të mbaruar ajo rifillon prap. Dhe nga ana tjetër ne nuk kemi paguar asnjë kosto madje nëse do ta shikonim në mënyrë ngushtësisht politike, marrëvëshja që kemi bërë na ka ndihmuar shumë në Europë ku shumica e qeverivë janë qeveri të djathta dhe i shkojën në të njëjtin hulli politikës së emigracionit të paligjshëm. Madje jo vetëm të djathtët por dhe kryeministrja e Danimarkës që është një kryeministre e majtë, ëhstë një kampione kundër emigracionit të paligjshëm. Thënë kjo, duhet që të mos harropjmë asnjëherë që kjo nuk është një zgjedhje e jona në kuptimin se cfarë qasje duhet të ketë Europa ndaj emigracionit të paligjshëm dhe nga an tjetër nuk është një problem drejtëpërdrejtë i yni sepse ne nuk kemi një të tillë. Por zgjuarsia jonë është që të jemi në kohën e duhur në vendin e duhur dhe të marrim dhe kreditet e duhura të cilat janë kredite që vlejnë në procesin e përgjithëm të rritjes së solit dhe rritjes së reputacionit të Shqipërisë ndërkombëtarisht.
Sokol Balla: Sigurisht, por dijeni që jam pak emocional në ripërsëritjen e asaj pyetje që ju bëra ndoshta në fakt dhe për shkak të situatës nuk u përgjigjët në mënyrë të plotë pasi ndodheshit në presionin e shumë gazetarëve dhe të shumë pyetjeve dhe provokuese. Por ka një tragjedi të marsit të ’97-ës, ku kanë humbur jetën 81 shqiptarë, ku dhe vetë shtypi dhe autoritete italiane e kanë gjetur së paku përgjegjëse një anije ushtarake italiane në mbytjen Katerit të Radës dhe ku humbën jetën 81 veta, së paku 81 veta dhe shteti Italian nuk ka kërkuar ndjesë për këtë zoti kryeministër. Nuk ka kërkuar ndjesë të paktën formalisht, ndoshta ka kërkuar ndjesë në mënyra të tjera.
Edi Rama: Unë mendoj që e kanë bërë në të gjitha format dhe nga tjetër më shumë sesa për të parë nga shteti italian kjo kujtesë na ndihmon të shohim veten dhe të mos harrojëm se në cfarë situatash kemi kaluar dhe në cfarë periudhash tragjike kemi jetuar. Dhe natyrisht pa u kënaqur asnjëherë me atë që arrijmë të mos harrojmë se nga sa larg vijmë dhe të jemi besimplotë që nëse i kemi kapërcyer gjithë ato humnera e gjithë ato male, në kuptimin e vërtetë të fjalës dhe sot arrijmë të ulemi në të njëjtjën tryezë me qevrinë e Italisë, një format që e kemi nisur ne krye të herës me qeverinë e Kosovës dhe sot e kemi me qeverine e Italisë. Është padiskutim një arsye më shumë për të pasur shumë besim tek e nesërmja.
Sokol Balla: Zoti kryeministër, përtej anës protokollare dhe sigurisht imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë që për herë të parë ulet më pozita të barabarta me një qeveri të një vendi të BE-së. nga ana konkrete, marrëveshjet që u nënshkruan, çfarë janë?
Edi Rama: Kjo është nëj tjetër vlerë e shtuar e takimit sepse përtej fuqisë së jashtëzakonshme simbolike që ka takimi sepse patjetër që është e rëndësishme. Por përtej nje vulosje të lartësisë të dinjitetit që ka sot Shqipëria ndërkombëtarisht dhe që ky lloj takimi, në këtë lloj formati e konfirmon përtej thellimit të një partneriteti strategjik që është kyç për Shqipërinë ën shumë aspektë. Mbledhja praktikisht përmbylli nëj sër procesesh diskutimesh dhe bashkëpunimesh për marrëveshje konkrete në fusha të ndryshme që janë marrëveshje me financime, që janë marrëveshje me programe zhvillimi, që janë marrëveshje me ngritje kapacitetesh dhe jo rastësisht përmenda marrëveshjen për krijimin e një kompanie të përbvashkët mes njërës prej ekselencave më të njohura të Europës në industrinë navale siç është Fincantieri dhe kompanisë sonë të re Kajo.shpk për të ngritur kantierin e ndërtimit dhe të riparimit të anijeve në Pashaliman. Pash pak të gjithë studimin për këtë projekt dhe në vitin 2031 parashikohet që kjo kompani e përbashkët të krijojë një vlerë prej 400 milion eurosh në një vit.
Sokol Balla: Në fakt kjo është e rëndësishme pasi edhe nga kontaktet me burime diplomatike italiane ata janë të shqetësuar për faktin që pavarësisht se Italia siç e tha dhe presidentja Meloni, Italia është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë kur vjen puna tek investimet e mëdha serioze, ato që krijojne vende të mëdha pune, apo krijojnë burimë të tjera financiare siç thoni dhe ju që në vitin 2031 me 400 milion dollar vetëm nga një firmë ndërtimi apo kantier ndërtimi aneijësh, në Shqipëri praktikisht këto mungojnë. Ndërkohë që Italia ka kompani të mëdha si Enel apo të tjerat që mund dhe duhej të kishin investuar më herët në Shqipëri. Ndërkohë që investimet italiane në Shqipëri janë… në total ndoshta përbëjnë atë që tha Meloni por faktikisht këtu nuk ka investime të mëdha serioze, domethënë në Shqipëri.
Edi Rama: Kompanitë italiane ose më saktë industria italiane ka një profil të vetin në shtrirjen jashtë Italisë që nuk karakterizohet nga agresiviteti po themi në kuptimin e shtrirjes. Por nga ana tjetër është e vërtetë që ne mund të kishim dhe duhet të kemi më shuëm dhe për këtë duhet ndihma dhe mbështetja e qeverisë italiane dhe duhet vëmëndja dhe besimi i kompanive të mëdha. Ndërkohë që mos të harrojmë që në kemi prej disa vitesh në Shqipëri Enin që operon në disa fusha të kërkimit të naftës dhe të gazit në Shqipëri dhe ne ndërkohe jemi duke përmbyllur një marrëveshje shumë të rëndëishme strategjike me një grup të madh Italian që është grupi San Donato për të sjellë në QSUT ekselencën e San Raffaele di Milano për të ndërtuar një spital privat të një game shërbimesh dhe të një cilësie shumë të lartë dhe për të sjellë po ashtu dhe universitetin Vita- Salute që është universitet ndër më të mirët e mjekësisë në Europë. Kështu që gjërat janë duke shkuar në drejtimin e duhur dhe potenciali është i madh dhe tanimë dhe rrugët janë shumë më të qarta dhe shumë më të drejta për të parë në të ardhmen e afërt prezencë më të madhe dhe të kompanive italiane.
Sokol Balla: A nuk ka ardhur momenti, në këtë pikë ku janë raportet mes dy vendeve që qoftë Shqipëria ti ofrojë Italisë favore për të lehtësuar investimet ë trye por nga ana tjetër që ju të shtoni presionin ndaj qeverisë Italiane me të cilën keni këto raporte që keni sot që dhe Shqipëria të marrë në një farë mënyre statusin e privilegjuar përsa i përket investimeve italianë. Pasi sic u pa dhe nga dita e sotme, kostot janë më ulëta duke filluar që nga gjuha.
Edi Rama: Ne kemi një nga investimet më të mëdha që bën vetë Italia dhe që jemi dhe ne pjesë së bashku me Emiratet e Bashkuara për të interkonjeksionin me Italinë, gjë që lidhet dhe me krijimin e kapaciteteve të reja të prodhimit të energjisë së gjelbër në Shqipëri. Fillojmë këtë proces në një kohë jo shumë të largët sepse po mbaron faza e parë e projektit dhe po ashtu jemi në diskutime dhe për të ngritur dhe një Dava Center të fjalës së fundit
Edi Rama: Ne dhe për të ngritur një dadacenter të fjalës së fundit në Shqipëri që është i njëjti model i dadacenter që po ndërton Italia dhe që do të jetë një nga dadacenter-at më të fuqishëm të këtij kontinenti. Ndërkohë një tjetër marrëveshje që mbase duhet theksuar është marrëveshja me institucionin e famshëm Italian Cassa Depositi e Prestiti për bankën shqiptare të zhvillimit, tanimë jemi në një fazë të avancuar dhe vitin e ardhshëm Banka Shqiptare e Zhvillmit do të fillojë të operojë në tregun shqiptar falë mbështetjes se Cassa Depositi e Prestiti.
Sokol Balla: Kisha një tjeter pyetje për sa i përket procesit te integrimit, të themi zonja Meloni tashmë ka marrë nickname e gruas së fortë të Europës, ja dha këtë presidenti amerikan Trump, zonja Meloni, Polonia, deri diku Hungaria dhe Sllovakia po bëjnë një presion të brendshëm ndaj Bashkimit Europian, gjë që herë pas here tek analistë të caktuar po shton dilemën nësë ky union europian do të arrijë dot të ekzistojë në momentet kur Franca nuk është në ditën e saj më të mirë, megjithse është ne ditën e mirë me ne, dhe problemi ose pyetja është nëse rruga e integrimit vështirësohet sërish edhe për shkak të këtyre tensioneve të brendshme, sa e mundur është ajo që ju e thoni shpesh herë me shaka sa herë takoheni me Melonin që në fund fare mjafton të na ketë Italia në kujdestarinë e saj, pra sa e mundur është që Italia t’i ofrojë Shqipërisë një raport special që t’i bëjë defakto qytetarët shqiptarë të ndjehen europian se paku në territorin Italian?
Edi Rama: Ne e kemi arritur këtë gjë me Italinë
Sokol Balla: Me futbollistet, me pensionistet, me patentat
Edi Rama: Kjo është çështje kohe që integrimi jonë me Italinë në këtë kuptim të jetë i plotë, fare i plotë edhe pse është pothuajse fare i plote, dhe ndërkohë që unë nuk e mendoj fare alternativën e mosekzistencës së Bashkimit Europian sepse në të gjitha rastet Bashkimi Europian mbetet projekti më i jashtëzakonshëm i njeriut politik në historinë e politikës dhe këto janë faza, janë momente që në jetën tonë janë të gjata sepse janë vite por në histori janë fragmente kohe kështu që nëse Bashkimi Europian ka një proces të vetin ku vihen re edhe problematika që krijojnë terrenin për të spekuluar dhe me mundësinë e zhdukjes së tij, keto janë procese që janë kalimtare në këndvështimin tim sepse mënyra se si globalizmi e ka transfomuar botën e bën të pamundur të imagjinosh vendet, shtetet të kthehen mrapsht edhe të zvogëlohen ndërkohë që ajo që Europës i duhet sot është që të krijojë fuqinë e nevojshme për të qëndruar një faktor në një botë ku disa fuqi janë gjithmone e më prezente dhe ku numrat, pasha në popullsi dhe gjeografi ka një rëndësi themelore për të qëndruar elevant, kështu që fiksimi im është 2027, të kryejmë detyrat me sukses deri në 2027-tën, të mbyllim negociatat teknike, të bëjmë të gjithë luftën politike më pas për t’i kaluar të gjithë parlamentet në atë dy-vjeçarin tjetër dhe pastaj të ulemi në tryezën e Bashkimit Europian. Kjo për ne është histori, kjo për ne është diçka vlera e së cilës matet me të gjithë lëngimet edhe saktificat e brezave që ikën dhe do të matet me të gjitha përfitimet që do të kenë brezat që do të vijnë.
Sokol Balla: Kam një pyetje të fundit, por para se të bëj pyëtjen e fundit për çështjen e integrimi. Do t’ju bëj një pyetje të fundit përsa i përket raporteve me Italinë, më kujtohet dekada më parë tashmë kur zoti Majko si kryeminister pati folur për mundësinë e një tuneli që të lidhte Shqiperinë me Italinë, atëherë me thënë të vërtetën e patëm marre me shumë shaka por ja ku jemi sot kur të paktën tek ai kanal i Otrantos po kalojmë një linjë interkonjeksionit për energjinë kuptohet e cila do të furnizojë dhe një investim kolosal nëse ai do të realizohet në Zvërnec dhe në Sazan pas marrëveshjes që keni nënshkruar në Dubai, mendoni që një ëndërr e tillë mund të behet dikur realitet?
Edi Rama: Ëndërr e tunelit…
Sokol Balla: Meqënëse zonja Meloni foli për korridorin 8.
Edi Rama: Nuk është se ne na ka lindur kjo nevojë apo se mungesa e këtij tuneli na pengon të bëjmë gjërat që do të jenë të nevojshme në të ardhmen, në këtë aspekt nuk di varet çfarë të them, por që nëse e marrim thjesht si vizionin e një lidhje të pazgjishme atëherë kjo lidhje po të bëhet gjithmonë e më e pazgjithshme, dhe nga kjo pazgjithshmeri e kësaj lidhje përfitimi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve është i dukshëm dhe patjetër që është gjithmonë edhe më i dobishëm.
Sokol Balla: Përsa i përket integrimit, raporti i fundit i progresit sigurisht me kujdes duhet ta them këtë por pa dyshim ishte më pozitivi i viteve të fundit, unë e them me kujdes ndërkohë mbasadori ose kreu i misionit të Bashkimit Europian zoti Gonzato e quajti raport shumë pozitv, megjithatë aty dolën problematika të rëndësishme që lidhen edhe me procesin teknik të negociatave duke filluar nga administrata publike duke folur për liritë e brëndshme, duke folur për rritjen e standardeve të zgjedhjeve, sa jemi gati, sa jeni ju gati të sakrifikoni nga pushteti juaj politikë në emër të përshpejtimit të këtij procesi.
Edi Rama: Nuk kemi nevojë të bëjmë asnjë sacrificë ne nga pushteti politik, përkundrazi pushteti politik na duhet për t’i bërë të gjitha ato detyra sepse shqiptarët na dëgjuan dhe na besuan duke na plotësuar kërkesën që të na japin një mandat shumë të fortë, dhe kemi mandatin më të fortë që ne kemi patur ndonjëherë për të bërë pikërisht gjërat e duhura, kështu që nuk kemi çfarë sakrifikojmë.
Sokol Balla: Po i referohem raportit i cili thotë përdorimi i administratës, përdorimi i pushtetit i dha favor palës që ishte në pushtet, i dha një apo dy hapa para krahasuar me konkurentin.
Edi Rama: Unë besoj që ne jemi shumë më tepër se një apo dy hapa dhe kjo është fare lehtësisht e provueshme nëse do t’i marrim me rradhë të gjitha aspektet e fushës ku zhvillohet gara politike, por ne i marrim me seriozitet të gjitha vërejtjet dhe do të bëjmë më të mirën që t’i adresojmë dhe që t’i përmisojmë të gjitha proceset përfshirë dhe procesin zgjedhor me të gjitha mundësitë tona natyrisht pa u përpjekur të bëjmë shpikje dhe as pa nxjerrë sytë për të vënë vetulla.
Sokol Balla: Kesaj i refereoheni për çfarë?
Edi Rama: Jo e kam fjalën që standardet dihen, praktikat më të mira dihen, mënyra se si të tjerët i kanë adresuar problematikat dihen dhe përmisimet që kemi bërë në standardet e zgjedhjeve dhe në proceset zgjedhore janë të jashtëzakonshme po të marrësh parasysh ankthin që kemi pasur në kohën kur kutitë nuk hapeshin, sot jemi në një kohë krejt tjetër edhe praktikisht kutitë u rinumëruan të gjitha edhe lëvizjet ishin krejt të papërfillshme në raport me rezultatin dhe krejt të papërfillshme për t’u konsideruar të dyshimta në raport me vullnetin e mirë të administratorit zgjedhor.
Sokol Balla: Sapo keni rifituar në fakt pesë bashki të tjera në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, dy pyetje kam në lidhje me këtë, a ju shqetëson pjesëmarrja e ulët në këto zgjedhje, si një njeri politikë flas, jo si një njeri elektoral ju jeni në rregull pasi mazhorancën nuk e dëmton pjesëmarrja?
Edi Rama: Për mua personalisht pjesëmarrja ishte shumë e lartë në raport me atmosferën dhe në raport dhe me një ditë të mbingarkuar me shi, pra atmosfera e përgjithshme ishte atmosfera e një palë zgjedhje ku nuk kishte garë dhe është njësoj si të thuash pse nuk u mbush stadiumi kur nuk ka ndeshje, për çfarë do të shkojnë njerëzit në stadium kur nuk ka ndeshje po kur eshte nje stërvitje, faktikisht këto zgjedhje ishin një stërvitje, madje ishin një ku u stërvitën skuadrat edhe pa praninë e trajnerit edhe të ekipit teknik, pra lojtaret hyne u stërvitën vetë, luajtën vetë, fituan vetë sepse nuk kishin përballë askënd. Tani për çfarë duhet të marrin pjesë njerëzit në këto zgjedhje masivisht dhe si mund të mbushet stadium. Unë e konsideroj, jo e konsideroj por e them që për mua morën pjesë shumë, për shemull në Berat shin 11 mijë e ca votues ndërkohë që në 11 maj në bashkinë e Beratit ishin nja 13 mijë.
Sokol Balla: Në Vlorë as 20 mijë ama.
Edi Rama: Po Vlora e ka karakteristike që e ka pjesëmarrjen më të ulët se vendet e tjera sepse Vlora o Barcelonën o ska, kështu që përtej shakasë nuk kam asnjë shqetësim në lidhje me këtë sepse ishin zgjedhje ku unë nuk kam marrë pjesë në asnjë takim zgjedhor, unë personalisht dhe tek asnjë tjeter, thjesht kanë bërë kandidatët punën e tyre dhe pse nuk kishin kundërshtarë, me kë? Partia Demokratike iku me vrap nga fusha dhe la ca kandidatë gjoja të pavarur mori dhe aktorë bile që luanin rolin e kandidateve te pavarur dhe çfarë do të bënin njerëzit në atë teatër që u zhvillua kështu që konfirmuan kandindatët tanë, normal.
Sokol Balla: Dhe me këtë lidhet në fakt dhe pyetja ime e fundit e kësaj pjeses së parë pastaj kalojmë pak tek pjesët e rënda të pjesës së dyte, kjo puna e PS-së që nuk humbet dot zgjedhjet…
Edi Rama: Pse duhet t’i humbasim zgjedhjet..
Sokol Balla: Që nuk ka konkurrencë
Edi Rama: Detyra jonë nuk është që ne të krijojmë një konkurrencë të aftë që të na mund, detyra jonë është që të mundim konkurrentin që kemi, çfarë do të thotë kjo, po për çfarë duhet njëherë
Sokol Balla: Ndoshta do të ishte kur ju pyeta për punën e sakrifikimit të pushtetit që ju keni dhe që jua japin shqiptarët, sakrifica për shembull për një vend europian do të ishte që nga ana juaj ju të luftonit që ta hapnit sistemin
Edi Rama: Çfarë do me thënë?
Sokol Balla: Sepse ju keni këto kushte kur PD ka hyrë në një proces tretje biologjike dhe ku për momentin shkëndijat e forcave të reja janë ende të zbehta mos do të ishte le të themi dhe dinjitoze që Partia Socialiste që ka marrë misionin e reformës në drejtësi, të reformave të tjera t’i futej dhe sistemit të reformimit politikë të vendit.
Edi Rama: Çfarë do me thënë?
Sokol Balla: Të hapte sistemin politik të vendit
Edi Rama: I hapur është sistemi politik, të gjithë janë të mirëseardhur të hyjnë dhe të bëjënë përpjekjen e tyre sepse tjetër është hapja dhe tjetër është copëzimi i sistemit politik duke krijuar kushtet që gjithëfarë lloji partish të marrin pjesë në një proces që më pas bëhet i paqeverisshëm. Ne kemi nevojë të qeverisemi dhe të qeverisim, kemi nevojë të bëjmë reforma, kemi nevojë të bëjmë punët. Nëse ne biem në batakun e 10 partive dhe të lojërave të cirkut mes gjithëfarëlloj speciesh që vërtiten në atë arenën e cirkut nuk kemi asnjë gjasë që të bëjmë gjërat e duhura. Ndërkohë që përtej të gjitha defekteve, gabimeve apo të metave që ne padiskutim i kemi, punët që ne po bëjmë janë punë të dobishme dhe janë punë me duk për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Po rrisim pensionet, pagat, po rrisim pagën minimale
Edi Rama: Shtojmë investimet pa shtuar taksat, pa rënduar askënd për të krijuar të ardhura. Pra, faktikisht ne po bëjmë punët që na takojnë edhe njerëzit po na japin besim
Sokol Balla: I referohem faktit që jeni shprehur pro në distancë ndaj idesë që parlamenti ndoshta parlamenti duhet të shkojë drejt 100 apo 101 deputetëve
Edi Rama: Po por kjo nuk ka lidhje me hapjen e sistemit politik
Sokol Balla: Ju keni qenë gjithmonë partizan i dy partive
Edi Rama: Po, jam partizan i dy partive dhe unë ju ftoj të shikoni se cfarë ndodh nëpër botë sot, dhe cfarë ndodh në vendet e paqeverisshme dhe cfarë ndodh në vendet që qeverisen, qoftë edhe me koalicione, por koalicione të qëndrueshme. Ndërkohë që ideja se demokracia lulëzon kur ka 100 parti është një ide absolutisht infantile dhe që nuk është e bazuar në asnjë lloj prove të realitetit sepse lulëzimi i demokracisë do të thotë lulëzim i jetës institucionale dhe jeta institucionale ndërtohet me reforma dhe reformat duan mbështetje politike dhe mbështetja politike buron nga fuqia që ke për të ekzekutuar vullnetin në funksion të reformave. Nuk bëhen reforma me 100 parti, nuk i ka bërë ndonjëri ndonjëherë që t’i bëjne ne dhe s’kemi fare pse i hyjmë asaj rruge.
Sokol Balla: Po vetëm në kushtet aktuale, ju keni të drejtë në teori, por në praktikë sot kemi një maxhorancë e cila nuk lëviz, është solide pavarësisht se cfarë ndodh
Edi Rama: Jo pse pavarësisht se cfarë ndodh?
Sokol Balla: E diskutojmë këtë, e diskutojmë këtë
Edi Rama: Kjo ia vlen të disktuohet pse pavarësisht se cfarë ndodh?
Sokol Balla: Dhe ndërkohë keni një opozitë e cila vetëm opozitë nuk është për momentin, nuk ofron asnjë lloj alternative
Edi Rama: Po ngushëllime
Sokol Balla: Dhe një alternativë do të ishte, opononca do ishte mirë edhe për ju
Edi Rama: Po, patjetër do ishte mirë. Nuk e kemi, ngushëllimet tona për ata edhe ngushëllojmë veten sa të mundemi duke u përpjekur që të bëjmë më mirë dhe duke u bërë edhe opozitë e vetvetes në shumë raste. Kjo është ajo që kemi në këtë moment, por nëse Shqipëria sot është në momentin e vet më të mirë të të gjithë këtyre viteve kjo natyrisht lidhet me faktin që Shqipëria sot qeveriset më mirë sec është qeverisur ndonjëherë dhe kjo lidhet me faktin që qeveria ka kapacitet politik në kuptimin e mbështetjes që buron nga besimi i njerëzve dhe nga numrat që ka në parlament
Sokol Balla: Kur iu referuat opozitës që i bëni vetvetes sot në një nga televizionet e Tiranës, ju kanë nxjerrë një video ku ju ishit shumë i ashpër me dikë në telefon, besoj ju kanë njoftuar
Edi Rama: Jo nuk kam parë
Sokol Balla: Në hotelin ku keni ndenjur, dikujt që i thonit në telefon je kryetar apo je bashkëkryetar dicka e tillë. Nuk e di me kë keni folur në telefon
Edi Rama: Po unë flas në telefon gjatë gjithë kohës me shumë njerëz që unë i kapërcej edhe këto shkallët zbres deri poshtë ku ka bashkëkryetar organizatash, për arsye të caktuara edhe nuk e di. Më kujtohet që kam folur, por nuk di cfarë kanë parë e cfarë kanë nxjerrë.
Sokol Balla: Më replikuat në fund të pjesës së parë, dhe thatë ‘cfarë po ndodh me ne’, cfarë po ndodh në fakt me maxhorancën?
Edi Rama: Cfarë po ndodh me maxhorancën?
Sokol Balla: Po, po të dëgjosh ekranet e Tiranës thuajse ka plasur lufta civile
Edi Rama: Po kur ekranet e Tiranës kanë reflektuar realitetin e njerëzve në territor dhe kur njerëzit i kanë dëgjuar ekranet e Tiranës, se po të dëgjonin njerëzit ekrant e Tiranës ne nuk do kishim fituar asnjë pale zgjedhje dembabadem. Nuk e di fare cfarë thonë ekranet e Tiranës se nuk i shoh ekranet e Tiranës, më ilumino.
Sokol Balla: Përshembull t’i rikthehemi ditës së Halloëeen, 31 tetorit. Tre ngjarje që ndodhën në një ditë, pastaj rastësitë, ne si gazetarë nuk besojmë te rastësitë, një vendim i Gjykatës Kushtetuese që rikthen Erion Veliaj, në postin e kryetarit të Bashkisë, SPAK që merr në hetim zv.kryeministren, dhe pak orë më vonë vdes Fatos Nano
Edi Rama: Nuk besoj se një dorë e padukshme i ka bashkuar këto të treja bashkë, ka ditë që janë me ngjarje, ka javë të tëra që nuk ka ngjarje, kështuqë, nuk I shoh të lidhura me njëra tjetrën këto. Por nëse I marrim të treja me radhë, të treja kanë domethënien e tyre sipas meje.
Sokol Balla: I marrim me rradhë.
Edi Rama: Domethënia e parë, e lidhur me të parë është që një njeri i rëndësishëm I jetës publike shqiptare, për vite të tëra u nda nga jeta edhe la pas një kujtim pozitiv, mendoj. Madje ishte edhe disi e neveritshme të shikojë që ata të cilët e torturuan e burgosën e përndoqën me fjalët më të egra të shqipes për vite të tëra, pa pritur e pakujtuar e mirëtrajtuan dhe I dhanë atë që, uroj më në fund ta besojnë, por nëse e besojnë duhet t’i kërkonin falje dhe të bënin një shfaqje pendese publike për cfarë i kanë bërë në të gjallë.
Sokol Balla: Më lejoni para se të kalojmë te pikat e tjera. Në fjalimin tuaj e pranuat se ai kishte qenë babai juaj politik, sic edhe pranuat që ju ishit i biri që politikisht vrau babain për t’i zënë atij vendin
Edi Rama: Këtë e kam thënë edhe herë të tjera
Sokol Balla: Pyetja ime është që tani që ju jeni kryetar i PS që prej 25 tetorit 2005, kam patur fatin t’ju bëj intervistën e parë atëherë menjëherë pas kongresit, pra pas 20 vitesh ju jeni babai politik i PS-së
Edi Rama: S’e kam një bir që të më ‘vrasë’ për momentin
Sokol Balla: Keni apo s’keni
Edi Rama: Jo s’e kam një bir politik që të më vrasë për momentin flas
Sokol Balla: Pse ku është?
Edi Rama: S’e kam
Sokol Balla: Pra, sepse këtu futemi pastaj në teori konspirative të ekraneve por edhe jo vetëm lidhur me raportin tuaj me Erionin, i cili të gjithë e dimë që ka qenë raport shumë i afërt, por së paku nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese e deri tani janë shtuar pikëpyetjet nëse keni më, pavarëisht kushteve në të cilat ai ndodhet. Ju keni një raport me Erion Veliajn?
Edi Rama: Raporti im njerëzor sot me Erionin është më i fortë sot sec ka qenë, që të jemi të qartë, nga ana ime.
Sokol Balla: Po nga ana e tij
Edi Rama: Jo, dhe kur them nga ana ime, e theksoj sepse nuk është një raport që ka komunikim për shkak të pozicionit në të cilin ndodhet ai. Kështuqë, nga ana njerëzore përvec se cfarë ka qenë më parë, është shtuar edhe një keqardhje e thellë për atë që ai po përjeton dhe nuk po hy këtu të komentoj asgjë më shumë sepse nuk dua të merren më pas fjalët edhe të përdoren apo keqpërdoren si komente që kanë të bëjnë me drejtësinë se nuk dua të hy në të.
Sokol Balla: Jo po pa hyrë te drejtësia,
Edi Rama: Po them pra, që kam një keqardhje shumë të thellë për atë që ai po përjeton dhe për mua padrejtësisht ai po mbahet peng në qeli. Ndërkohë që më cfarë unë kam dëgjuar, me cfarë unë kam arritur të kuptoj, mbase s’i kam dëgjuar të gjitha, s’i kam kuptuar të gjitha, po cfarë është bërë publike, dhe cfarë është bërë publike ai fare mirë mund të hetohej në gjendje të lirë dhe mund të vazhdonte të drejtonte Tiranë. Kështuqë, në aspektin njerëzor, unë ndjej keqardhje të thellë për atë që po përjeton. Në aspektin e përgjegjësisë politike dhe publike që unë kam, ajo që thashë në asamblenë e partisë dhe ajo që ne bëmë është dicka që do ta bëja përsëri nëse do kthehesha mbrapa. Pra, që Erioni të largohej nga ajo detyrë që është në pamundësi për ta kryer, sepse këtë tha edhe Gjykata Kushtetuese dhe që Tirana të mos mbetet pa kokë, shumë e thjestë. Tani të gjitha të tjerat janë dokrra, janë teorira, muhabete të klubeve mediatike të klubeve politike që mua realisht nuk më interesojnë fare dhe as nuk i marr përsipër që t’i komentoj.
Sokol Balla: Dhe sic e shikoni edhe unë, nuk po tjerrem shumë se edhe unë tentoj të mos bëhem pjesë e atij lloj kazani, por ju sapo thatë që nëse do ktheheshit prapa do bënit sërish të njëjtën gjë
Pa diskutim. Sepse mendoj është gjëja më e padrejtë që i bëhet Tiranës, që nga një anë I merret peng njeriu që ka zgjedhur nga ana tjetër i merret peng e drejta për të zgjedhur dikë tjetër në kushtet që njeriu që kanë zgjedhur mbahet në paraburgim nga drejtësia, pra nga një pushtet i pavarur që ka të drejtën e vet të bëjë atë që mendon dhe që pavarësisht se cfarë mund të mendoj unë ose cfarë mund të mendojmë ne s’ka pikë rëndësie për sa i takon asaj që mendon dhe që bën drejtësia. Se këtë kemi vendosur, kemi vendosur t’i japim pavarësinë dhe mos ta vëmë më në diskutim faktin që është një pushtet i pavarur dhe pikë! Por ama nga ana tjetër, nevoja e qytetit është gjithmonë e më alarmante kjo është një gjë që shihet, që kuptohet nuk mund të drejtohet me delegim ose me telekomandë, sepse bëhet fjalë për një qytet një milionë njerëz që hyjnë dhe që qarkullojnë gjatë ditës.
Sokol Balla: Në fakt Erioni nxori një urdhër pak ditë më parë ku urdhëronte bashkinë të merrej me zbukurimet për festat e dhjetorit.
Sokol Balla: Pra, këto janë të gjitha shenja të një anomalie të madhe, por Gjykata Kushtetuese e vendosi ndryshe, edhe lajmi aty në fakt për mua do duhet të ishte që nuk e kontrollokemi ne, nuk e paskam kapur unë gjykatën kushtetuese, se nuk është hera e parë në fakt që vendos ndryshe nga vullneti im dhe i qeverisë po në këtë rast ishte si të thuash një ‘karshillëk’ i drejtpërdrejtë por është Gjykata Kushtetuese, është e drejta e Gjykatës Kushtetuese të marri vendimet që i takojnë asaj t’I marrë dhe tani nëse kjo gjykatë kushtetuese do të jetë koherente me këtë vendim do të duhet që, kur kryetari I bashkisë të shkojë aty për të kërkuar të lirohet dhe të vazhdojë në gjendje të lirë procesin kushtetuesja duhet ta lirojë sepse ndryshe bie në kontradikt të thellë me vetveten. Këtë them unë.
Sokol Balla: Në fakt për shumë vetë, vendimi është kontradiktor, se sic thatë edhe ju nga njëra anë e quan që nuk mund ta ushtrojë
Edi Rama: Ky s’ka mundësi të shkojë, por ju nuk duhet ta lëvizni.
Sokol Balla: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, jo në atë mënyrë…
Edi Rama: Po në cilën mënyrë?
Sokol Balla: Jo në mënyrën se si është shkarkuar. Pra Erioni duhet të ishte prezent në Këshillin Bashkiak dhe qeveria duhet të argumentonte më shumë se sa thjesht mungesën e tij
Edi Rama: Jo, nuk ka cfarë argumenton qeveria sepse Erioni nuk ka shkelur Kushtetutën dhe pastaj këtu hyjmë në një diskutim tjetër që a duhet gjykata kushtetuese ta merrtë në konsideratë sepse ai nuk është shkarkuar për shkelje të kushtetutës ai nuk ka bërë në këndvështrimin tonë ndonjë faj dhe për këtë duhet shkarkuar. Ai thjesht nuk ka ardhur në punë sepse nuk është mundësuar që të vijë në punë, por ama puna duhet bërë apo jo, kjo është logjika.
Por, ama Gjykata Kushtetuese në një farë mënyre nuk e mbylli 100 % derën
Edi Rama: Këtë nuk e di unë cfarë ka bërë Gjykata Kushtetuese, se e mbylli e hapi, unë di që Gjykata Kushtetuese e la Tiranën pa zgjedhje dhe e la Tiranën pa kryetar bashkie. Ose më saktë konsideroi kryetar bashkie atë që është në pamundësi për të bërë detyrën kështuqë, po Gjykata Kushtetuese duhet të bëjë hapin e dytë që t’i japi mundësinë të bëjë detyrën.
Sokol Balla:Pyetja ime tjetër. Ju sa thatë pak më herët që nëse do rikthehesha do të bëja të njëjtën gjë
Edi Rama: Njëqind herë!
Sokol Balla:Pyetja ime është shumë e thjeshtë do të tentoni sërish ta shkarkoni z.Veliaj nga kryetari i Bashkisë?
Edi Rama: Po nuk do shkojmë t’i biem murit me kokë. Se të shkosh kundër një vendimi që ka marrë Gjykata Kushtetuese apo cila do gjykatë është të shkosh t’i biesh murit me kokë edhe praktikisht të hysh në konflikt me sistemin që ke zgjedhur që është sistemi demokratik dhe unë nuk mund të hy në konflikt me zgjedhjen strategjike dhe historike që kam bërë dhe kemi bërë si PS që I kemi dhënë pavarësinë e plotë drejtësië.
Sokol Balla: Pra Erion Veliaj do të qëndrojë kryetar i Bashkisë deri në 2027?
Edi Rama: Po nëse nuk ka mundësi për t’u shkarkuar si do ndodhë..
Sokol Balla: Po nëse nuk e thatë ju kush do e thotë tjetër
Edi Rama: Po e ka thënë Gjykatata Kushtetuese pra.
Sokol Balla: Që Erion Veliaj qëndron kryetar i Bashkisë deri në 2027?
Edi Rama: Ai nuk mund të shkarkohet. Kaq, është shumë e thjeshtë.
Sokol Balla: Pra, do vijojë të qëndrojë kryetar i Bashkisë deri në 2027?
Edi Rama: Po c’do bëjmë?
Sokol Balla: Ok, besoj që i dhatë përgjigje kësaj gjëje sepse dilema ka qenë nga deklaratat tuaja se ju vazhdoni takimet me njësitë bashkiake në Tiranë
Edi Rama: Po unë patjetër do vijoj takimet me njësitë bashkiake në Tiranë
Sokol Balla: Do ta bashkëqeverisni Tiranën me Erion Veliajn?
Edi Rama: Po takimet me njësitë bashkiake në Tiranë janë takime që bëhen në një komplet kontekst tjetër. Nuk kanë lidhje me fushatën zgjedhore janë takime që bëhen në kontekstin e komunikimit me njerëzit, dhe nuk bëhen vetëm në njësitë bashkiake në Tiranë, bëhen në të gjitha njësitë e Republikës. Kemi deputetët tanë, drejtuesit tanë politikë kanë qenë në të gjitha njësitë dhe vazhdojnë bëjnë punën me njerëzit se 83 mandate janë detyrim shumë i madh. Plus që tani përkon kjo me kohën e buxhetit, është buxheti i përgjithshëm dhe buxheti i përgjithshëm I 2026 ka disa gjëra shumë të rëndësishme për t’u ndarë me publikun. Kryefjalë, fillimi i ciklit të rritjes së pensioneve dhe pastaj është edhe buxheti bashkiak dhe nuk ka kryetar bashkie. Kështuqë, drejtuesja politike e Tiranës, nënkryetarët, kryetarja në detyrë do bëjnë këtë punë dhe unë kur kam mundësi shkoj ose do shkoj qoftë aty, qoftë në vende të tjera.
Sokol Balla: Cfarë ndodh me Ogerta Manastirliun tani?
Edi Rama: Ogerta Manastirliu është drejtuese politike e Tiranës, është deputete e PS dhe
Sokol Balla: Do të jetë ajo kandidate
Edi Rama: Është kandidatja jonë Ogerta, patjetër
Sokol Balla: Pra, ajo do jetë kandidatja juaj në 2027?
Edi Rama: S’kemi tjetër Ogertën kemi, po
Sokol Balla: Po mund të lirohet Erion Veliaj?
Edi Rama: Tani ne po flasim në kushtet që jemi sot. Lirohet s’lirohet Erioni, Erioni nuk mund të jetë kandidat në 2027 për 2031
Sokol Balla: Po edhe për arsye se nuk mund të kandidojë për herë të katërt. z.Kryeministër, zv/kryeministrja po atë ditë të premte u mor në hetim për mosbarazi në trajtimin e tenderit për tunelin e Llogarasë, ju nuk keni bërë asnjë koment
Edi Rama: Edhe s’kam ndërmend të bëj. Cfarë komenti të bëj? Si tha Loro Boriçi shiu ka punën e vet ne kemi punën tonë.
Sokol Balla: SPAK-u ka punën e vët ju keniu punën tuaj?
Edi Rama: Normal, janë të ndara. Nuk kemi asnjë dilemë në këtë pjesë.
Sokol Balla: Dhe nuk ndryshon asnjë?
Edi Rama: Cfarë do të ndryshojë?
Sokol Balla: Ju e dini…
Edi Rama: Çfarë do të ndryshojë? Duhet të mësohemi me këtë. Nuk është diçka që tanimë kemi nevojë akoma të jetojmë për të mësuar. Duhet të mësohemi me këtë, që jetojmë në një sistem ku Partia Socialiste e Shqipërisë dhe askush tjetër, që të jemi shumë të qartë për këtë me mua në krye, i kemi njohur pavarësinë e plotë drejtësië. Dhe njësoj siç janë tërhequr fuqitë koloniale nga teritoret e kolonizuara kemi tërhequr politikën nga territori i drejtësisë. E kemi tërhequr. Dhe jemi të vetmit garant për mosfutjen përsëri të politikës në territorin e drejtësisë.
Sokol Balla: Jeni të sigurt për këtë?
Edi Rama: Jam 100% i sigurt sepse të tjerët përbetoheshin që do ta shkrijnë SPAK-un të nesërmen po të fitonin zgjedhjet.
Sokol Balla: Po unë këtë po thoja…
Edi Rama: Jo po të fitonin por kur të fitonin zgjedhjet.
Sokol Balla: Unë këtë po thoja por nga ana tjetër duket që fashikujt e SPAK-ut të përhapen nga deputetët e opozitës. Nga këtu thoni që nuk ka influencë politike, ndoshta nuk ka influencë politike nga ju por a jeni i sigurtë që nuk ka nga pala tjetër?
Edi Rama: E kisha në sensin që jemi të vetmit garant që politika nuk do të futet në atë territor për ta rimarrë prap territorin dhe për ti njohur drejtësisë…
Sokol Balla: Dhe unë këtë po ju pyes, a jeni i sigurt që kjo nuk ndodh dhe sot?
Edi Rama: Nuk po flasim për lidhje, për kanale, për prokurorë që bëjnë lojëra me median që rrjedhin informacione, që rrjedhin sekrete hetimore etj etj, por nuk po flasim për këto, difekte, faje, krime brenda sistemit të drejtësisë. Po flasim për pavarësinë e atij territori dhe për garancinë që ai territor nuk do të pushtohet nga politika dhe garant për këtë jemi vetëm ne. Të tjerët do ta kishin ripushtuar nëse do të kishin fituar zgjedhjet dhe janë gati në çdo moment që të marrin pjesë në nje ripushtim. Por kjo nuk ka për të ndodhur sa te jem unë këtu.
Sokol Balla: Dhe si do ta ndaloni këtë?
Edi Rama: Çfarë të ndaloj unë?
Sokol Balla: Si do ta ndaloni këtë pra sepse puna është se njerëzit thonë mos fusni as ju duart por mos të fusin as të tjerët? Këtë e garantoni dot?
Edi Rama: Futja e duarve të njërit, të tjetrit e të tjetrit, është një temë tjetër që ka të bëjë me integritetin e këtij sistemi drejtësie, ka të bëjë me cilësinë e vendimeve të këtij sistemi drejtësie, gjë që ishte shkruar dhe në progres raport, ka të bëjë me mënyrën sesi organet e drejtësisë ngrihen në lartësinë e misionit të tyre dhe sesi nuk lejojnë që brenda tyre të ketë shkelës të ligjit dhe kriminelë të veshur si prokurorë apo të veshur si gjykatës dhe për këtë ai sistem ka hallkat e veta. Ka Këshillin Gjyqësor, ka Këshillin e Prokurorisë ka inspektorin e lartë të drejtësië.
Sokol Balla: Ai fle gjumë akoma apo është zgjuar?
Edi Rama: Por keto janë procese dhe probleme që duhen trajtuar në instancat e duhura dhe në mënyrën e duhur pa futur duart politika në kuptimin e cënimit të lirisë dhe të sovranitetit të sistemit.
Sokol Balla: Nesër, që është e premte, SPAK-u ka thirrur Sali Berishën për çështjen e 21 janarit
Edi Rama: Le të thërrasë kë të dojë dhe të bëjë atë që sheh të arsyeshme. Nuk më intereson fare t’ju them të drejtën se kë thërret dhe kë pyet në kuptimin që të marrë pjesë në këto ndodhira sikur janë ngjarje që duhet të merremi të gjithë më këto ngjarje.
Sokol Balla: Me 21 janarin duhet të merresh…
Edi Rama: Po ta them në terësi, jeta e vendit nuk është SPAK-u dhe kush thirret në SPAK. Ajo është jeta e SPAK-ut dhe jeta e vendit ka 1 mijë gjëra të tjera dhe unë personalisht jam i ngarkuar të merrem me disa qindra nga ato 1 mijë gjëerat e tjera. Punët janë të ndara. Përsa i përket 21 janarit, siç thotë dhe një fjalë e urtë më mirë vonë sesa kurrë. Por nuk e di nëse jemi përpara një zhvillimi që do të sjellë drejtësi për ngjarjen apo jemi në një moment ku kemi të bëjmë me një episod dhe pastaj zvarritja e drejtësisë për 21 janarin do të vazhdojë. Gjithsesi 21 janari është barra më e madhe e mos arritjes së drejtësisë që të tregojë se vërtetë është e aftë dhe e gatshme të ngrihet në një lartësi tjetër të merret me gjëra të mëdha, të merret me krime te mëdha, të merret me faje të mëdha që vendosin strandarde dhe që vendosin gurë të mëdhenjë në këtë rrugë. Kështu që shpresoj shumë që të jetë një fazë e re dhe finale e procesit dhe të mos jetë një episod për atë spektaklin e parakalimeve aty para SPAK-ut tek stacioni i trenit që është bërë një shëmti e madhe më vete.
Sokol Balla: A është 21 janari një test dhe për drejtësinë e re?
Edi Rama: 21 janari është test që është aty dhe që ka vite që është aty dhe të vrarët e 21 janarit rrotullohen në varr sa herë që vjen data. Ndërkohë që ne që jemi mbi tokë akoma ulim kokën sepse ndihemi të turpëruar që nuk kemi më se çfarë fjalësh të themi ku ndërkohë që krimi bën ‘mu’ dhe përgjegjësit për ato vrasje vijnë vërdallë dhe bëjnë moral nga mëngjesi deri në darkë.
Sokol Balla: Një pyetje të fundit që lidhet me situatën e fundit të krimeve pas asaj ngjarje të rëndë që ndodhi dy ditë më parë, që për fat të keq përforcon idenë se në uniformat blu duhet një refomë e thellë. Ju bëtë një lëvizje revolucionare duke vënë zonjën Koçiu si ministre të punëve të brendshme. Mendoni se duhet bërë diçka më shumë me policinë?
Edi Rama: Jo, unë mendoj që ne kemi bërë progres të madh dhe në atë drejtim por ajo që na mungon qartësisht në këtë moment është rritja e kapaciteve për monitorimin dhe për identifikimin e keqbërësve dhe ne praktikisht kemi vënë në vijë këtë proces që është zvarritur disa kohë për arsye burokratike nga ana e Policisë së Shtetit dhe nga ana e Ministrisë së Brendshme që është procesi i transformimit digjital të monitorimit me kamera inteligjente të rrugëve dhe të qyteteve të vendit. Që do të thotë, e thënë në terma konkretë, nëse ne do të kishim këtë sistem në këmbë, vrasësi apo vrasësit sepse nuk e di sesa kanë qenë në Rinas do të ishin identifikuar në kohë reale sepse sistemi nuk i jep mundësinë keqbërësve të ikin në drejtim të paditur ose e bën një mijë herë më të vështirë. Kështu që projekti është gati, financimi është vënë në dispozicion, kompania është një nga më të mirat në botë, sistemi është i sprovuar në Emiratet e Bashkuara me një sukses të jashtëzakonshëm dhe shpresoj që në javët ne vijim të fillojë më në fund puna dhe koha e realizimit dhe të fillimit të vendosjes në punë të sistemit është 12 muaj dhe pastaj do të jemi në një tjetër nivel komplet përsa i përket kapaciteteve për të identifikuar dhe për të reaguar ndaj keqbërësve të çdo lloji.
Sokol Balla: Zoti Kryeministër faleminderit që ishit me mua sonte. Ishte kënaqësi t’ju kisha në program, këtu live nga kryeqyteti i Italisë.
Edi Rama: Faleminderit që erdhe në Romë dhe rrugë të mbarë bashkë në Tiranë.
Sokol Balla: Të gjitha rrugët ët çojnë në Romë, këtej rrodhën dhe lajmet sot. Qëndron Veliaj, qëndron Balluku.




















