Botërori 2026 nisi me probleme. Delegacioni i Iranit nuk do të marrë pjesë në shortin e fazës së grupeve të kompeticionit që do të hidhet në 5 dhjetor në SHBA pasi qeveria amerikane i mohoi vizën për të hyrë në vend disa prej anëtarëve të këtij delegacioni.

‘Kemi informuar FIFA që vendimet e marra nuk kanë të bëjnë aspak me sportin dhe anëtarët e delegacionit Iranian nuk do të marrin pjesë në shortin e Botërorit-theksoi zëdhënësi i Federatës Iraniane për televizionin shtetëror
Sipas medias iraniane, SHBA i mohoi vizën disa anëtarëve të Federatës së Futbollit në Iran mes të cilëve dhe presidentit, Mehdi Taj. ‘I kemi thënë, kreut të FIFA, z.Infantino që ky është një pozicion i pastër politik dhe se FIFA duhet t’i thojë SHBA që të heqin dorë nga kjo sjellje-tha Taj.

Edhe pse anëtarë të tjerë të delegacionit Iranian u pajisën me vizë, në fund u mor vendimi që shorti në Ëashington të bojkotohet. Problemet politike mes Shtëpisë së Bardhë dhe qeverisë së Iranit vijnë nga larg. Në qershor të këtij viti, presidenti Donald Trump bëri të ditur hyrjen në fuqi të vendimit për të ndaluar hyrjen në vend të personave nga 12 vende; Afganistán, Minmar, Çad, Repúblika e Kongos, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Haití, Irán, Libi, Somali, Sudán dhe Yemen.