Ish-truproja i Fatos Nanos, Viktor Agolli, kujtoi me respekt figurën e ish-kryeministrit, duke theksuar drejtësinë, durimin dhe vizionin e tij për Shqipërinë.

Agolli e përshkroi Nanon si një njeri që “kurrë nuk u hakmor”, edhe pse ndaj tij u kryen veprime politike të padrejta.

“Një njeri që kurrë nuk u hakmor, edhe pse ndaj tij u hakmor politika. Jetën politike nuk ja shkatërroi vetëm Sali Berisha, por edhe bashkëpunëtorët e vet, Servet Pëllumbi, Ilir Meta, Namik Dokle, Luan Hajdaraga e shumë të tjerë. Fatos Nano do mbahet mend për njerëzit e thjeshtë për atë që bëri. E mori në 97 të shkatërruar. Njeriu që ndoqi parimet e veta për një Shqipëri të demokratizuar dhe tolerante. Është ai Fatos Nano që i njohu dorëheqjen dhe nuk e kthye më kurrë në politikë. I mori njerëzit nga rruga dhe i bëri ministra. Kishte miq nga Bill Clinton dhe shumë të tjerë. Ishte burrë shteti”, tha ai.

Në fund, Agolli tregoi edhe pengun e Fatos Nanos: “A kishte peng? Normal, presidenti. Duket kush nuk e vuri, përveç PD dhe partia e majtë nuk donte që Fatos Nano të ishte president.”